Formimi i institucioneve dhe menaxhimi i pandemisë së COVID-19 mbeten sfidat më të mëdha për Kosovën gjatë vitit 2021. Por, Kosova si një vendi vogël shënoi edhe suksese. Kryesisht sporti dhe kultura prodhuan ngjarjet më pozitive për Kosovën. Medaljet e arta olimpike si dhe suksesi i filmit Zgjoi u bënë kryengjarjet e vitit. Por një prej ngjarjeve më të rëndësishme në politikë mbetet vendosja e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.