Lajçak thotë se veprimet e njëanshme rrezikojnë ta destabilizojnë Ballkanin
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në margjina të forumit Globsec, në Pragë, se ekziston rreziku për destabilizim të Ballkanit Perëndimor, nëse palët nuk angazhohen në dialog dhe vazhdojnë të bëjnë veprime të pakoordinuara e të ngutshme. Lajçak e ka pranuar se nuk është bërë mjaftueshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, por marrëveshje më e mirë nuk mund të arrihet dhe se palët duhet ta kuptojnë që përparimi në dialog është thellësisht i lidhur me rrugën e tyre drejt BE-së. (Realizimi: Mykola Lebediev, Jan Kaiser, Lendi Susuri)
Përmbajtja
-
31 tetor 2025Treni që humbën Kosova dhe Serbia
-
29 tetor 2025Dhuna kundër turqve: Çfarë po ndodh në Mal të Zi?
-
26 tetor 2025“Drejt zgjedhjeve”: Kurti s’e bën Qeverinë