Ekipi i Radios Evropa e Lirë siguroi qasje në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës në Kosovë, ku ekzaminohen paratë false. Ekspertë të kësaj agjencie raportojnë për shtim të monedhave dhe kartëmonedhave të falsifikuara në vitin 2023. Sipas tyre, në nëntë muajt e parë të këtij viti u ekzaminuan mbi 35.000 monedha të falsifikuara dhe 2.209 kartëmonedha të falsifikuara. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ata ekzaminuan 9.309 monedha të falsifikuara dhe 645 kartëmonedha.
Në laboratorin ku ekzaminohen paratë false
![Monedhat me vlerë 2 euro janë më të falsifikuarat. ](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-fcc6-08dbdfa0b49d_w1024_q10_s.jpg)
5
Monedhat me vlerë 2 euro janë më të falsifikuarat.
![Dy kartëmonedha në vlerë 50 euro. Njëra origjinale dhe tjetra false, gjatë ekzaminimit në laborator. ](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-33f2-08dbdfa0aa40_w1024_q10_s.jpg)
6
Dy kartëmonedha në vlerë 50 euro. Njëra origjinale dhe tjetra false, gjatë ekzaminimit në laborator.
![Cilësia e kartëmonedhave dhe monedhave të falsifikuara, sipas Feriz Selimajt, ekspert i forenzikës, varion nga më e dobët deri në shumë e mirë. ](https://gdb.rferl.org/01000000-c0a8-0242-cc71-08dbdfa0aa3f_w1024_q10_s.jpg)
7
Cilësia e kartëmonedhave dhe monedhave të falsifikuara, sipas Feriz Selimajt, ekspert i forenzikës, varion nga më e dobët deri në shumë e mirë.
![Në laboratorin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, brenda nëntë muajve të parë të këtij viti, ekspertët e forenzikës kanë ekzaminuar mbi 35 mijë monedha të falsifikuara, krahasuar me rreth 2.200 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. ](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-5a5a-08dbdfa0aa3c_w1024_q10_s.jpg)
8
Në laboratorin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, brenda nëntë muajve të parë të këtij viti, ekspertët e forenzikës kanë ekzaminuar mbi 35 mijë monedha të falsifikuara, krahasuar me rreth 2.200 në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.