Ekipi i Radios Evropa e Lirë siguroi qasje në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës në Kosovë, ku ekzaminohen paratë false. Ekspertë të kësaj agjencie raportojnë për shtim të monedhave dhe kartëmonedhave të falsifikuara në vitin 2023. Sipas tyre, në nëntë muajt e parë të këtij viti u ekzaminuan mbi 35.000 monedha të falsifikuara dhe 2.209 kartëmonedha të falsifikuara. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ata ekzaminuan 9.309 monedha të falsifikuara dhe 645 kartëmonedha.
Në laboratorin ku ekzaminohen paratë false

9
Në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë thonë se posedojnë aparaturë të avancuar për identifikimin e parave false.

10
Vlera e saktë e këtyre parave false nuk bëhet e ditur nga Agjencia e Forenzikës, por, sipas një përllogaritjeje të përafërt, ajo arrin në rreth 70 mijë euro.

11
Kartëmonedhat prej 50 eurosh janë më të falsifikuarat që qarkullojnë aktualisht në tregun e Kosovës.

12
Me aparaturën në laboratorin e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, ekspertët thonë se paratë false identifikohen lehtë.