Ndërlidhjet

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Votohet Qeveria Hoti, Kurti e quan të paligjshme

  • Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, kanë votuar qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti.
  • Presidenti Thaçi kishte mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër të Kosovës, pasi përmes mocionit të mosbesimit ishte rrëzuar Qeveria Kurti.
  • Lëvizja Vetëvendosje, fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese dekretin e presidentit.
  • Më 28 maj, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë presidentit Thaçi për mandatarin e qeverisë së re.
  • Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar formimin e qeverisë së re dhe ka kërkuar zgjedhje të reja.
  • Shkarkimi i ministrit të Brendshëm Agim Veliu dhe heqja e tarifës 100 % ndaj Serbisë pa reciprocitet, u bënë shkaktare të prishjes së koalicionit LVV-LDK pas më pak se 50 ditësh.
17:28 3.6.2020

Votimi i Qeverisë Hoti

Në videon e mëposhtme mund të mësoni se si rrodhi seanca plenare, ku u zgjodh Qeveria e re e Kosovës, në krye me Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kuvendi votoi qeverinë e re
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:02:03 0:00

17:46 3.6.2020

OEAK i kërkon qeverisë së re të fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike

Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) thotë se Qeveria e sapozgjedhur e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Avdullah Hoti, duhet të ketë prioritet përballjen me pasojat e pandemisë së koronavirusit.

OEAK thotë se qeveria duhet të miratojë një pako gjithëpërfshirëse për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë.

“Aprovimi i një pakoje gjithëpërfshirëse të rimëkëmbjes ekonomike e cila duhet të jetë produkt i një procesi të dialogimit me të gjithë hisedarët e rëndësishëm në Kosovë duhet të jetë i një rëndësie të jashtëzakonshme”.

“Pakoja duhet të ofrojë mbulesë proporcionale të dëmeve që janë shkaktuar në të gjithë sektorët pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, por në të njëjtën kohë të shërbejë edhe si kornizë për ristrukturimin e gjithëmbarshëm të ekonomisë së vendit”, thuhet në njoftimin e Odës Ekonomike Amerikane.

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë adresimit të tij në seancën plenare ku u votua për kabinetin e tij qeverisës, tha se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë është prioriteti kryesor i ekzekutivit të tij.

18:17 3.6.2020

Të enjten Hoti do ta marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit

Avdullah Hoti do të marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit të Kosovës të enjten (4 qershor).

Kështu thuhet në një njoftim për media të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, ku thuhet se ceremonia e marrjes së detyrës së kryeministrit nga Hoti do të mbahet duke filluar nga ora 9:00.

Megjithatë në njoftim nuk thuhet nëse kryeministri në largim, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje, do të jetë i pranishëm në këtë ceremoni.

Kuvendi i Kosovës të mërkurën votoi qeverinë e re të udhëhequr nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Qeveria mori mbështetjen e 61 deputetëve. Koalicioni i ri qeverisës përbëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Serbe dhe partitë e tjera të komuniteteve joshumicë.

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti.

18:50 3.6.2020

Rama uron "rrugëtim të mbarë" për qeverinë e re dhe opozitën në Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka uruar rrugëtim të mbarë Qeverisë së re në Kosovë, pas votimit të qeverisë së Avdullah Hotit të mërkurën nga 61 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Përveç qeverisë, Rama ka uruar të njëjtën gjë edhe për opozitën në Kosovë, duke shpresuar se të dyja palët do të “bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”.

Qeveria e re e Kosovës është votuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, përmes së cilit, i ka dhënë të drejtë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në mandatimin e Hotit për formim të qeverisë së re.

Lëvizja Vetëvendosje, partia që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit, nuk është pajtuar as kur Thaçi ka marrë vendim për mandatarin, dhe e ka dërguar të njëjtin në Kushtetuese dhe as pas aktgjykimit të kësaj të fundit, rreth kushtetutshmërisë së vendimit të presidentit të Kosovës.

Qeveria e ish-kryeministrit Albin Kurti është rrëzuar përmes një mocioni të mosbesimit më 25 mars, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në mesin e arsyeve për mocion, kjo parti kishte përmendur dëmtimin e lidhjeve të Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara dhe shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministrit të Brendshëm.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG