Një projekt për ndërtimin e një kompleksi, i udhëhequr nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, është në rrugë për t’u bërë realitet në kryeqytetin serb. Mirëpo, protestuesit po bëjnë thirrje që ndërtesa e shkatërruar në luftë të mbetet si qendër përkujtimore për fushatën bombarduese të NATO-s kundër Jugosllavisë së dikurshme. (Përgatiti: Krenare Cubolli)
Kulla Trump në Beograd: Monumenti i bombarduar nga NATO-ja, në qendër të mosmarrëveshjes
5
Pamja prej zyrës së ish-ministrit të Jashtëm jugosllav, Zhivadin Jovanoviq, e cila është dëmtuar gjatë sulmeve të prillit 1999 në ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm. Më 2005, ndërtesës së dëmtuar i është dhënë statusi i zonës së mbrojtur si trashëgimi kulturore, por është lënë ashtu në rrënoja.
6
Objekti i shkatërruar nga dëmet e bombardimeve më 2014. Selia është kthyer në një qendër përkujtimore për ata që u vranë gjatë fushatës ajrore të udhëhequr nga Perëndimi në Serbi.
7
Pamje prej lart që tregon lokacionin e ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm (qendër, djathtas) në qendër të Beogradit.
8
Aleksandar Vuçiq, i cili ishte kryeministër atë kohë, duke folur në një ceremoni përkujtimore për të shënuar fushatën bombarduese të NATO-s ndaj Jugosllavisë, para ndërtesës së bombarduar të Shtabit të Përgjithshëm, prill 2015. Përgjatë ngjarjes, Vuçiq, aktualisht president i Serbisë, i ka thënë turmës: "Një shtet i suksesshëm dhe i mirëorganizuar është fitorja jonë. Çdo ndërtesë që ndërtojmë, çdo rrugë që ndërtojmë, çdo fabrikë që ndërtojmë është fitorja jonë.”