Mbi 5 milionë të vdekur nga COVID-19 në mbarë botën
Vdekjet nga COVID-19 në mbarë botën kaluan mbi 5 milionë sipas një raporti të Reuters të publikuar më 1 tetor; në SHBA numri i të vdekurve kalojë mbi 700 mijë, derisa një pilulë antivirale e zhvilluar nga prodhuesi amerikan i barnave Merck & Co, mund të përgjysmojë shanset që grupet me rrezik të lartë të vdesin ose të hospitalizohen pas infektimit me COVID-19; Zelanda e Re ka braktisur strategjinë e saj për eliminimin e koronavirusit mes një shpërthimi të vazhdueshëm të variantit Delta; organizatorët e Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin, thonë se të gjithë të huajt që marrin pjesë në ngjarjet e ardhshme testuese duhet së pari të vaksinohen. (Përgatitën: Taulant Qenaj dhe Bujar Tërstena)
Facebook Forum