Grupi i parë i afganëve arrin në Kosovë
Në Kosovë, më 29 gusht, arritën 111 afganë, të cilët ikën nga talibanët. Ata arritën në Aeroportin “Adem Jashari” me një avion të ushtrisë amerikane. Grupi i dytë i afganëve, sipas autoriteteve në Prishtinë, do të arrijë më 30 gusht. Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë rreth 2.000 afganë.
Facebook Forum