Shqipëria mirëpret edhe dy grupe me qytetarë afganë
Para mesnatës të së shtunës, në Shqipëri arritën dy grupe të tjera me 154 qytetarë afganë, të cilët u evakuuan nga Kabuli. Ata do të strehohen përkohësisht nga autoritetet shqiptare. Shqipëria mirëpriti grupin e parë të afganëve të premten dhe vendi ka thënë se do të strehojë deri në 4.000 afganë. (Përgatiti: Arben Hoti)
Facebook Forum