Artistet kosovare në Sarajevë: Kemi të njëjtat probleme
“Zoti të qorroftë”, “Do Zoti shurdhohesh", “Zoti ta theftë qafën”. Këto janë disa nga mallkimet që iu thuhen vajzave, e më vonë grave në Kosovë, por edhe në Bosnjë e Hercegovinë. Ekspozita “Të jesh pionier: Feminizmi, arti, ardhmëria” e hapur nga gjashtë artiste nga Kosova flet për problemin e anti-feminizmit dhe dhunës që vuajnë gratë, stereotipat dhe kufizimet, por edhe pabarazitë. Ekspozita u hap në galerinë Manifesto të Sarajevës më 17 qershor. Kjo është hera e parë disa artiste të Kosovës vizitojnë Bosnjë e Hercegovinën, për shkak të regjimit të vizave midis dy shteteve. Ato e shohin këtë si pengesë të madhe kur bëhet fjalë për shkëmbimin kulturor midis Bosnjës dhe Kosovës, por për potencialin që ka arti për të ndryshuar shoqëritë, të cilët artistët besojnë se kanë të njëjtat probleme.
![Vepra artistike e artistëve nga Kosova e quajtur “Wild Beast” është një vepër multimediale e përbërë nga objekte dhe performanca. Fjalët që përbëjnë mallkime shfaqen në ekranet LED. Artistët thonë se pa zhurma, këto mesazhe zbulojnë dhunën gjuhën e urrejtjes së përditë përdoren ndaj grave. Zhurma e fshesës elektrike simbolizon punën e papaguar të grave, por edhe normat e imponuara të heshtjes së dëshirueshme nga fikja e fshesës elektrike dhe zhurmat e padëshiruara të të folurit të grave gjatë punës. ](https://gdb.rferl.org/080a0000-0a00-0242-560f-08da50953f64_w1024_q10_s.jpeg)
![Artistja Alketa Sylaj nga grupi Haveit në Prishtinë (e para nga ana e djathtë e fotografisë) ndodhet për herë të parë në Bosnjë e Hercegovinë. “Nuk e kemi ekspozuar shpesh këtë vepër. Ne menduam se do të ishte mirë dhe ky është një koncept i mirë sepse flet për jetën e një amvise, dhe kemi përdorur gjuhën që përdoret dhe është aq traumatike të rritesh me një gjuhë të tillë. Këto gjëra janë shumë stresuese për fëmijët, është shumë e vështirë që më vonë të shkëputesh nga këto mallkime”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. ](https://gdb.rferl.org/10040000-0aff-0242-6ebd-08da5095741d_w1024_q10_s.jpeg)
![Ekspozita gjendet në galerinë Manifesto të Sarajevës. ](https://gdb.rferl.org/08090000-0a00-0242-5db0-08da50956f73_w1024_q10_s.jpeg)
![Një nga punimeve të ekspozuara është edhe vepra e Alije Vokshit, gruaja e parë në Kosovë që diplomoi në pikturë. Alije përfaqëson pikënisjen e zhvillimit të artit të grave dhe feminist në Kosovë. ](https://gdb.rferl.org/10040000-0aff-0242-7e9a-08da50955c7a_w1024_q10_s.jpeg)