Ndërlidhjet

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne.

Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

  • Zgjedhjet u zhvilluan në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2,547 vendvotime
  • Nga 25 subjekte politike garuan 1,067 kandidatë për deputetë
  • Në zgjedhje morën pjesë 44 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
  • U arrestuan 29 persona për shkelje gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë për intervistim.

Presidenti i Kosovës, pas shpërbërjes së Kuvendit në gusht, shpalli zgjedhjet për datën 6 tetor.

Na ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram

09:28 7.10.2019

KMDLNJ: Zgjedhje demokratike dhe shembull për rajonin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Kosovë, ka vlerësuar se zgjedhjet e të dielës, janë zgjedhje demokratike dhe shembull për rajonin. Në një komunikatë për media të këtij Këshilli, thuhet se “zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor 2019, përfunduan në mënyrë demokratike, me incidente të papërfillshme që nuk ndikuan as në ecurinë e procesit zgjedhor e as në rezultatet përfundimtare".

Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor, i qetë

KMDLNJ e vlerëson si shumë pozitiv faktin që partitë jofituese nuk e kanë kundërshtuar rezulatin e zgjedhjeve e që e krijon një situatë më të lehtë për formimin e institucioneve të reja.

KMDLNJ pret dhe thërret që sa më parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që të mos lejohet stërzgjatja e një vakuumi institucional.


09:45 7.10.2019

Meta dhe Rama urojnë qytetarët për zgjedhje të suksesshme

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta me rastin e zgjedhjeve në Kosovës, ka uruar qytetarët për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Meta në një postim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se zgjedhjet e djeshme në Kosovë janë një shembull i shkëlqyer i funksionimit të demokracisë dhe i besimit të demokracia dhe vota e lirë.

"Urime qytetarëve të Kosovës dhe klasës politike, që i treguan mbarë botës se shteti i Kosovës është jo vetëm tërësisht funksional, por edhe një shembull i demokracisë në rritje, në një rajon që ende vuan nga autoritarizmi dhe pamundësimi i zgjedhjeve tërësisht të lira, si ato që e gjithë bota ndoqi dje në Kosovë!", ka shkruar Meta.

Po ashtu, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Kosovën për zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën dje.

Në llogarinë e tij në Twitter, kryeministri Rama ka uruar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, gjithashtu edhe partitë e tjera për të gjitha rezultatet e arritura.

“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën,” ka shkruar Rama.

10:31 7.10.2019

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, parti kjo që sipas KQZ-së, prin me përqindjen më të madhe të votave të qytetarëve, ka falendëruar qytetarët që me votat e tyre sollën ndryshime.

“Prej mbrëmë ka shpresë. Sepse dje pati guxim. Ju votuat masivisht duke bërë që opozita e deridjeshme të korrë fitore bindëse. Ndryshimi ndodhi. Dhe, jo vetëm kaq. Populli vendosi që këtij ndryshimi i prin dhe do t’i prijë Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Të gjithë ju që keni votuar për ndryshimin, e sidomos për VETËVENDOSJE!-n, u jam mirënjohës për vetëdijen e lartë dhe ndërgjegjen e thellë për ta shpëtuar republikën tonë nga zvetënimi i mëtutjeshëm".

"Qytetarët folën me votën e tyre. Ata ndërhynë masivisht në skenën politike në mënyrë që drama kosovare e shtetit të kapur të mos ketë fund tragjik. Urtësia e popullit tonë në çastet vendimtare ishte asgjë më pak sesa fantastike" ka shkruar Kurti duke shtuar".

"Tash, ne duhet të punojmë. Ama sërish bashkë me qytetarët. Kurrë anash apo prapa qytetarëve”, tha Kurti.

10:42 7.10.2019

Numërimi në KQZ po vazhdon.. Këto janë rezultatet preliminare:

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG