Ndërlidhjet

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne.

Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

  • Zgjedhjet u zhvilluan në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2,547 vendvotime
  • Nga 25 subjekte politike garuan 1,067 kandidatë për deputetë
  • Në zgjedhje morën pjesë 44 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
  • U arrestuan 29 persona për shkelje gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë për intervistim.

Presidenti i Kosovës, pas shpërbërjes së Kuvendit në gusht, shpalli zgjedhjet për datën 6 tetor.

Na ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram

11:11 7.10.2019

Në Qendrën e Numërimit në Fushë Kosovë është duke u bërë pranimi i materialit zgjedhor si dhe po bëhet skanimi i listave përfundimtare të votuesve.

Në këtë qendër pritet të bëhet edhe numërimi i votave me kusht, ato me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.

Qendra e Numërimit: Vazhdon pranimi i materialit zgjedhor
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:07 0:00

11:39 7.10.2019

Thaçi: Kosova në zgjedhje dëshmoi pjekuri politike dhe demokratike

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partitë politike për zgjedhjet shembullore, për votimin e dinjitetshëm, të lirë dhe demokratik.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se “Kosova dëshmoi edhe një herë pjekuri të lartë politike dhe demokratike".

"Tash të njëjtën pjekuri politike duhet ta tregojmë edhe në formimin e qeverisë së re, sa më parë dhe në përballje me sfidat e menjëhershme që e presin Kosovën”, tha Thaçi.

12:11 7.10.2019

PZAP pranon 104 ankesa për parregullsi në procesin zgjedhor

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ka bërë të ditur për Radion Evropa, se ka marrë 104 ankesa për parregullsi zgjedhore në dy ditët e fundit, (gjatë heshtjes zgjedhore dhe të dielën kur është mbajtur procesi zgjedhor).

Kurse, vetëm ditës së diel, ky panel ka pranuar 33 ankesa.

Mul Desku, kryesues i Sekretariatit në këtë panel, tha se ankesat janë dorëzuar nga shoqëria civile dhe subjektet politike.

“Ankesat kryesisht kanë të bëjnë me thyerjen e heshtjes zgjedhore rreth përdorimit të rrjeteve sociale”, tha Desku për Radion Evropa e Lirë.

Zgjedhjet e 6 tetorit.
Zgjedhjet e 6 tetorit.

12:36 7.10.2019

Vazhdon numërimi i votave

Numërimi i votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë është duke vazhduar.

Më poshtë mund të shikoni rezultatet, pas numërimit të 97 për qind të votave.

Rezultatet e zgjedhjeve pas numërimit të 97 për qind të votave.
Rezultatet e zgjedhjeve pas numërimit të 97 për qind të votave.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG