Ndërlidhjet

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne.

Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

  • Zgjedhjet u zhvilluan në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2,547 vendvotime
  • Nga 25 subjekte politike garuan 1,067 kandidatë për deputetë
  • Në zgjedhje morën pjesë 44 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
  • U arrestuan 29 persona për shkelje gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë për intervistim.

Presidenti i Kosovës, pas shpërbërjes së Kuvendit në gusht, shpalli zgjedhjet për datën 6 tetor.

Na ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram

22:49 6.10.2019

Veseli pranon humbjen, thotë se PDK-ja do të jetë në opozitë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovë, Kadri Veseli tha në një konferencë për media se “kemi punuar shumë për të fituar zgjedhjet, por nuk fituam”.

“PDK do të kalojë në opozitë. Qytetarët kanë dhënë verdiktin e tyre dhe ne e pranojmë”, tha Veseli, duke shtuar se ata do të vazhdojnë të punojnë për “kombin dhe shtetin”.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Sipas të dhënave të KQZ-së, me mbi 70 për qind të votave të numëruara, PDK-ja renditet e treta me 21,35 për qind të votave.

23:14 6.10.2019

DnV: Incident gjatë numërimit të votave

Vëzhguesit e koalicionit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim”, të cilët po përcjellin procesin e numërimit të fletëvotimeve, kanë raportuar se në fshatin Skivjan të Gjakovës, në shkollën “Ukshin Miftari”, ka ndodhur një incident ku një vëzhgues i një subjekti politik ka sulmuar fizikisht kryesuesit e këtij vendvotimi, duke penguar të njëjtin që të kryejë detyrën zyrtare.

Policia ka marrë nën kontroll vendvotimin, duke i larguar të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit nga vendvotimi në fjalë.

Lexo edhe këtë: Ndalohen 20 persona lidhur me procesin zgjedhor

23:29 6.10.2019

Mbi 25 mijë fletëvotime të pavlefshme

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga mbi 80 për qind e vendvotimeve të numëruar, numri i fletëvotimeve të pavlefshme është 25 .088.

Në zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, të mbajtura në vitin 2017 numri i fletëvotimeve të pavlefshme ishte rreth 80 mijë.

Numri i madh i fletëvotimeve të pavlefshme nga zgjedhjet e kaluara ishte konsideruar si pasojë e mosinformimit të saktë të qytetarëve se si duhet të votojnë

23:48 6.10.2019

Osmani: Presim rezultatet përfundimtare

Zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë mbajtur edhe një konferencë për media. ku ka thënë se sonte nuk mund të shpallet fituesi i zgjedhjeve, derisa nuk të numërohen të gjitha votat.

Vjosa Osamni, që ishte kandidate për postin e kryeministres, tha se pas numërimit të votave me kusht dhe votave të qytetarëve nga diaspora do të dihet rezultati dhe do të flitet për hapat e tjerë.

"Është e domosdoshme të numërohen të gjitha votat. Njëherë duhet ta presim fituesin dhe vetëm pasi të numërohet edhe vota e fundit, do të mund të flasim pastaj për koalicione. Nëse fiton Lëvizja Vetëvendosje, LDK-ja do ta urojë zotin Albin Kurti", tha Osmani.

Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për kryeministre.
Vjosa Osmani, kandidatja e LDK-së për kryeministre.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG