Ndërlidhjet

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:01:23 0:00

Festa e Vetëvendosjes në Prishtinë

Si u zhvilluan zgjedhjet parlamentare?

Të nderuar lexues, këtu e përmbyllim mbulimin e drejtpërdrejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Radio Evropa e Lirë ju falënderon që qëndruat me ne.

Bazuar në rezultatin e deritashëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje del të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

  • Zgjedhjet u zhvilluan në 38 komuna në 895 qendra të votimit me 2,547 vendvotime
  • Nga 25 subjekte politike garuan 1,067 kandidatë për deputetë
  • Në zgjedhje morën pjesë 44 për qind e qytetarëve me të drejtë vote
  • U arrestuan 29 persona për shkelje gjatë procesit zgjedhor

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare erdhën pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit të Kosovës, pas ftesës nga Gjykata Speciale në Hagë për intervistim.

Presidenti i Kosovës, pas shpërbërjes së Kuvendit në gusht, shpalli zgjedhjet për datën 6 tetor.

Na ndiqni në Facebook, Twitter dhe Instagram

23:58 6.10.2019

Policia e Kosovës: Procesi zgjedhor, i qetë

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media, në aspektin e sigurisë procesin zgjedhor e ka vlerësuar të qetë dhe pa incidente madhore, të cilat në një mënyrë apo tjetër ndikuan në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Gjatë procesit zgjedhor, sipas Policisë së Kosovës, janë evidentuar disa raste të natyrave të ndryshme të cilat kanë rezultuar me arrestimin e 29 personave, prej tyre 23 persona janë ndaluar me vendim të prokurorëve kompetent të Prokurorisë së Shtetit.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave njerëzore në përgjithësi deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Qytetarët në Prishtinë duke pritur për të votuar.
Qytetarët në Prishtinë duke pritur për të votuar.

00:05 7.10.2019

Haradinaj: Garë e qetë dhe demokratike

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në Facebook ka falënderuar institucionet shtetërore për përgjegjësinë e lartë të treguar përgjatë procesit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Gara e drejt dhe e qetë, e ngriti Kosovën dhe qytetarët e saj në një standard të ri të pjekurisë politike dhe demokratike, duke shërbyer si model shembull në rajon. Për këtë meritore janë të gjitha partitë politike, pa dallim. Uroj që me të njëjten nivel maturie, të mbyllet edhe ky cikël elektoral, duke i hapë rrugë pa vonesa, konstituimit të Kuvendit, dhe institucioneve të reja demokratike në vend”, ka shkruar Haradinaj.

00:24 7.10.2019

Kurti: Si kryeministër, do t'ia shtrijë dorën e bashkëpunimit LDK-së

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shpallur fitoren e subjektit të tij politik në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Si kryeministër i Republikës së Kosovës, në legjislaturën e shtatë, e shpall fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet 6 tetorit 2019”, u ka thënë Kurti medieve para selisë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

“Qeveria e re duhet ta kompensojë një kohë të gjatë të humbur dhe mundësitë e shumta të çuara dëm deri më sot”, ka thënë Kurti.

Albin Kurti.
Albin Kurti.

Ai ka shtuar se që nesër do të fillojnë përgatitjet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, ndërkaq siç ka thënë ai, Lidhjes Demokratike të Kosovës “do t’ia shtrijë dorën e bashkëpunimit, si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës.

01:07 7.10.2019

KQZ: Prin Vetëvendosje

Këto janë rezultatet e zgjedhjeve, me mbi 90 për qind e votave të numëruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve:

Lëvizja Vetëvendosje 25.82 për qind

Lidhja Demokratike e Kosovës 24.95 për qind

Partia Demokratike të Kosovës 21.26 për qind

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate 11.55 për qind

Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë 4.94 për qind.

Lista Serbe 6.38 për qind.

Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

Mbështetësit e Vetëvendosjes dolën në sheshet e Prishtinës për të festuar.
Mbështetësit e Vetëvendosjes dolën në sheshet e Prishtinës për të festuar.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG