Ndërlidhjet

Drejtpërdrejt Me shumicën e votave të numëruara, LVV shënon rënie në përqindje

E përditësuar
  • Rezultatet e deritashme të Komisionit Qendror të Zgedhjeve e nxjerrin LVV-në të parën me rreth 43% të votave, nën rezultatin prej mbi 51% në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
  • Rreth 2 milionë qytetarë të Kosovës kishin të drejtë vote në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, të cilat u organizuan pas dështimit të Kuvendit për zgjedhjen e presidentit.
  • Zgjedhjet u zhvilluan pa incidente që do të ndikonin në mbarëvajtjen e procesit.
19:48

Haxhiu: Çdo votë duhet trajtuar me përgjegjësi të lartë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se me mbylljen e qendrave të votimit, nis faza vendimtare e procesit zgjedhor - numërimi i votave.

Ajo tha se çdo votë përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe duhet të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u bëri thirrje personave përgjegjës që të angazhohen me përkushtim, vigjilencë dhe profesionalizëm në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, duke uruar që rezultati përfundimtar të pasqyrojë besnikërisht vullnetin e qytetarëve.

19:44

Radoniqi: Procesi zgjedhor ishte i rregullt

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se procesi zgjedhor më 7 qershor është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente që do të cenonin mbarëvajtjen e tij.

Sipas të dhënave preliminare, ai tha se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 712.148 qytetarë, ose 36.33 për qind e trupës zgjedhore.

Për krahasim, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, votuan 44.99 për qind.

Vendvotim në Prishtinë
Vendvotim në Prishtinë
19:34
19:34

Kurti: Vullneti i qytetarëve është brenda kutive të votimit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë, tha se vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e sotme, “është brenda kutive të votimit”, duke theksuar se mbrojtja e tij është thelbësore për legjitimitetin dhe kredibilitetin e procesit zgjedhor.

Përmes një postimi në Facevook, Kurti u bëri thirrje komisionerëve dhe vëzhguesve që të ushtrojnë me përgjegjësi detyrën e tyre gjatë procesit të numërimit të votave.

“Mbi juve peshon një përgjegjësi e lartë institucionale dhe fisnike”, shkroi Kurti.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG