Ndërlidhjet

Kina dhe Rusia me stërvitje të përbashkëta detare


Dy luftanije ruse. Fotografi nga arkivi.
Dy luftanije ruse. Fotografi nga arkivi.

Dy luftanije ruse kanë mbërritur në qytet-portin Zhanjiang në jug të Kinës për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta detare, tha Ministria ruse e Mbrojtjes më 13 korrik.

Kina dhe Rusia kanë forcuar raportet e tyre që kur Moska ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Qëllimi i tyre i përbashkët është të zvogëlojnë rolin e Shteteve të Bashkuara dhe Perëndimit në skenën ndërkombëtare.

“Një detashment anijesh nga flota e Paqësorit do të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta detare”, njoftoi Ministria ruse përmes Telegramit, ku publikoi edhe videon e arritjes në Kinë të dy luftanijeve ruse.

Faza e parë e stërvitjeve do të mbahet javën e ardhshme, nga e hëna deri të mërkurën, kur ushtritë do të stërviten për sulme kundërajrore dhe ndaj nëndetëseve. Ndërkaq, në këtë fazë të stërvitjeve do të kryen edhe manovra me avionë kinezë kundër sulmeve detare, u tha në njoftim.

Të dy shtetet mbajnë rregullisht stërvitje të përbashkëta ushtarake, por niveli i tyre i ndërveprimit është shumë inferior krahasuar me atë të aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s, u tha në raportin e Institut për Studime të Sigurisë të Bashkimit Evropian, të publikuar më herët gjatë korrikut.

Vitin e kaluar, stërvitje të ngjashme detare, Pekini dhe Moska zhvilluan afër Alaskës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG