Situatë e qetë në veri dhe prezencë e shtuar e NATO-s
Përgjatë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës, situata është e qetë. Por, në këtë pjesë të territorit po vërehet prezencë e shtuar e trupave të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Rritjen e prezencës së trupave në këtë zonë e kishte konfirmuar edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët gjatë kësaj jave. Në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht u rritën tensionet, pasi serbët lokalë ngritën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe. Barrikadat u hoqën, por NATO ka përsëritur se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë, nëse rrezikohet stabiliteti.

5
Prezencë e KFOR-it shihet edhe në Rudarë, një tjetër zonë ku u ngritën barrikada 3 javë më parë. Prezencë e shtuar e KFOR-it është parë përgjatë gjithë magjistrales Mitrovicë-Rashkë, në veri të Kosovës.

6
KFOR ka afër 4.000 ushtarë në Kosovë dhe funksionon sipas mandatit që derivon nga rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.

7
Qeveria e Kosovës pasditen e 1 gushtit shtyu zbatimin e dy vendimeve për targat dhe dokumentet serbe deri më 1 shtator. Vendimi për targat ka të bëjë me riregjistrimin e të gjitha makinave që qarkullojnë në veri, e që janë të pajisura me targa serbe. Ndërkaq, vendimi për dokumentet konsiston me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, që hyjnë në Kosovë. Këtë praktikë, Serbia e aplikon për shtetasit e Kosovës qe 11 vjet.

8
Pas rritjes së tensioneve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Në takimet e mbajtura më 18 gusht, palët nuk arritën asnjë marrëveshje sa i përket targave dhe dokumenteve serbe. Por, BE-ja tha se Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë dialogun për këto çështje si dhe për një marrëveshje finale për normalizimin e plotë të raporteve.