Ndërlidhjet

Katër përfundimet që u nxorën nga rrëmuja në Zyrën Ovale

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë, më 28 shkurt, 2025.

Vështirë se mund të shkonte më keq.

Vizita e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë kishte shumë potencial.

Ajo mund të kishte prodhuar një marrëveshje për burimet minerale që do të kishte bashkuar Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara - së paku në letër - dhe do ta kishte nxitur më shumë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për të mbështetur Kievin në mbrojtjen e tij kundër pushtimit rus.

Mund të kishte sjellë edhe njëfarë qartësie se çfarë lloj garancish sigurie - nëse do të kishte të tilla - do të ishte i gatshëm t’ia ofronte Uashingtoni Kievit, në rast të ndonjë armëpushimi apo marrëveshjeje të paqes me Rusinë.

Dhe, nëse asgjë tjetër, Zelensky dhe Trump mund t’i kishin qetësuar gjakrat, pas shkëmbimit të kritikave, javën e kaluar.

Çfarë ndodhi në takimin Trump-Zelensky? Çfarë ndodhi në takimin Trump-Zelensky?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:16 0:00

Por, gjakrat u nxehën sërish - më shumë se kurrë. Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë më herët, pasi u qortua nga Trump dhe zëvendëspresidenti JD Vance në Zyrën Ovale.

Marrëveshja për mineralet mbeti pa u nënshkruar dhe konferenca e përbashkët për gazetarë u anulua.

Shkëmbimi i jashtëzakonshëm nuk ngriti dyshime vetëm për fatin e paktit të burimeve natyrore. Ai i shtoi edhe pasiguritë për të ardhmen e ndihmës amerikane për Ukrainën dhe për perspektivat e çdolloj marrëveshjeje që do ta ndalonte ose do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

Dëmi mund të jetë i madh

Marrëveshja për mineralet që Trump dhe Zelensky duhej të nënshkruanin, ishte vetëm një marrëveshje kornizë, dhe analistët vlerësuan se në këtë pikë, vlera e saj do të ishte kryesisht simbolike: një shans për të dy presidentët që të pretendojnë se kanë arritur fitore diplomatike dhe një mënyrë që administrata Trump të justifikonte ndihmën e deritashme dhe ndoshta të ardhshme për Ukrainën, pasi ngriti pyetje nëse ajo duhet të vazhdojë ose jo.

Trump e mirëpriti projektmarrëveshjen si një hap të rëndësishëm në atë që vlerësohet si rrugë e vështirë drejt paqes në Ukrainë.

Pra, kurdo që të nënshkruhej, do t’i jepte rast Kievit dhe Uashingtonit që të punonin së bashku për një armëpushim të mundshëm ose marrëveshje paqeje me Rusinë.

Përtej marrëveshjes për minerale, pyetja tani është nëse Shtetet e Bashkuara do t’ia kthejnë shpinën Ukrainës, duke ndërprerë ose duke kufizuar ndihmën ushtarake që ende vazhdon, ose do t’i vazhdojnë përpjekjet e tyre për të rënë dakord me Rusinë për një armëpushim ose plan paqeje me Ukrainën, por duke braktisur Kievin.

Ndarja mund të zgjasë, ose ndoshta jo

Takimi i tensionuar në Zyrën Ovale ishte një tjetër pikë e ulët e marrëdhënieve të vështira midis Trumpit e Zelenskyt, të cilat ishin të trazuara që nga zgjedhja e këtij të fundit president në vitin 2019.

Por, mund të mos jetë fundi i udhëtimit. Ndodhi pikërisht kur dukej sikur dëmi i shkaktuar nga disa kritika të mëparshme - gjatë të cilave Trump e quajti Zelenskyn “diktator” dhe Zelensky tha se Trump është përfshirë nga propaganda e presidentit rus, Vladimir Putin - po riparohej.

I pyetur në prag të vizitës së Zelenskyt në lidhje me përshkrimin e tij si “diktator”, Trump u përgjigj: “A e kam thënë këtë? Nuk mund të besoj se e kam thënë”.

Për Zelenskyn, dëshira për të siguruar ndihmë të mëtejshme nga SHBA-ja dhe shpresa për marrëveshje të sigurisë, të mbështetur nga fuqia e SHBA-së, nuk ka gjasa të zhduken, pavarësisht vizitës së vështirë në Shtëpinë e Bardhë. Pra, edhe pas takimit dramatik, ka një shans të vogël që marrëdhëniet të përmirësohen.

Përçarja SHBA-Evropë mund të thellohet

Lidhjet midis Shteteve të Bashkuara dhe pjesës më të madhe të Bashkimit Evropian janë të tensionuara prej se Trump u kthye në detyrë për mandatin e dytë, më 20 janar. Dallimet kanë të bëjnë me politikat ndaj Ukrainës dhe Rusisë, si dhe për një sërë çështjesh të tjera - nga tregtia te vlerat liberale.

Tensionet dolën në pah kur Vance e kritikoi Evropën gjatë fjalimit të tij në Konferencën e Sigurisë në Munih, më 14 shkurt, duke thënë se proceset e saj të brendshme përbëjnë kërcënim më të madh se Rusia, Kina apo ndonjë faktor tjetër i jashtëm, për mirëqenien e saj.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri britanik, Keir Starmer, ishin për vizita në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, në përpjekje për t’i tejkaluar dallimet, sidomos për çështjen se çfarë duhet bërë për agresionin rus dhe luftën në Ukrainë.

Nëse vizita e Zelenskyt do të shkonte mirë, ajo do të mund të sillte edhe një unitet më të madh mes SHBA-së e Evropës.

Por, mund të ndodhë e kundërta, sidomos pas mosmarrëveshjes në Zyrën Ovale, e cila i risolli tensionet transatlantike, ndërsa shumë liderë evropianë shprehën solidaritet me Ukrainën.

Në një postim në X në gjuhën ukrainase, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i tha Zelenskyt: “Ji i fortë, ji i guximshëm, ji i patrembur” dhe e siguroi atë se “nuk do të jetë kurrë vetëm”.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me ju për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha von der Leyen.

Goditje mbi shanset për “paqe të drejtë”

Kur Zelensky dhe udhëheqësit evropianë flasin për “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, ata nënkuptojnë një paqe që nuk favorizon Rusinë dhe dobëson Ukrainën, duke e lënë atë nën kontrollin e Moskës ose të pambrojtur ndaj sulmeve të ardhshme ruse.

Kur Trump i telefonoi Putinit më 12 shkurt dhe dërgoi zyrtarë të lartë për t’u takuar me homologët e tyre rusë në Riad gjashtë ditë më vonë - duke i përmbysur kështu përpjekjet e administratës së paraardhësit të tij, Joe Biden, për ta izoluar Moskën për shkak të pushtimit të Ukrainës - ai shkaktoi frikë në Kiev dhe në Bruksel për negocimin e një marrëveshjeje të gabuar për Ukrainën.

Nëpër foto: Tre vjet luftë në Ukrainë

Një grua duke përqafuar fëmijën e saj në një stacion metroje në Kiev gjatë ditës së parë të pushtimit rus, më 24 shkurt 2022.
1/36 Një grua duke përqafuar fëmijën e saj në një stacion metroje në Kiev gjatë ditës së parë të pushtimit rus, më 24 shkurt 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Civilët shikojnë një kolonë automjetesh të blinduara ruse të shkatërruar në Buça, afër Kievit, më 1 mars 2022. Qyteti u kap nga trupat ruse disa ditë pasi u bë kjo foto, por ato u tërhoqën më pak se një muaj më vonë. Pas tërheqjes së Moskës, dolën në pah provat e krimeve të luftës në Buça, duke tërhequr dënimin ndërkombëtar.
2/36 Civilët shikojnë një kolonë automjetesh të blinduara ruse të shkatërruar në Buça, afër Kievit, më 1 mars 2022. Qyteti u kap nga trupat ruse disa ditë pasi u bë kjo foto, por ato u tërhoqën më pak se një muaj më vonë. Pas tërheqjes së Moskës, dolën në pah provat e krimeve të luftës në Buça, duke tërhequr dënimin ndërkombëtar.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua përshëndet trupat ukrainase teksa hyjnë në një qytet të rimarrë në rajonin verior të Chernihiv më 2 prill 2022. duke ikur nga Buça dhe Irpini më 11 mars 2022.
3/36 Një grua përshëndet trupat ukrainase teksa hyjnë në një qytet të rimarrë në rajonin verior të Chernihiv më 2 prill 2022. duke ikur nga Buça dhe Irpini më 11 mars 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua përshëndet trupat ukrainase teksa hyjnë në një qytet të rimarrë në rajonin verior të Çernihivit më 2 prill 2022.
4/36 Një grua përshëndet trupat ukrainase teksa hyjnë në një qytet të rimarrë në rajonin verior të Çernihivit më 2 prill 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Oleksandr, një klerik ushtarak, i jep bekimin një ushtari ukrainas në rajonin verilindor të Harkivit më 24 prill 2022.
5/36 Oleksandr, një klerik ushtarak, i jep bekimin një ushtari ukrainas në rajonin verilindor të Harkivit më 24 prill 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Yuriy, një mekanik ukrainas i tankeve, i fotografuar në rajonin lindor të Donjeckut më 11 qershor 2022.
6/36 Yuriy, një mekanik ukrainas i tankeve, i fotografuar në rajonin lindor të Donjeckut më 11 qershor 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ndërtesa banimi të dëmtuara në Saltivka, një periferi e Harkivit, më 13 shtator 2022.
7/36 Ndërtesa banimi të dëmtuara në Saltivka, një periferi e Harkivit, më 13 shtator 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Trupi i një ushtari ukrainas, i gjetur me duart e lidhura pas shpine, në një varr masiv pranë Izjumit, në rajonin e Harkivit, më 16 shtator 2022.
8/36 Trupi i një ushtari ukrainas, i gjetur me duart e lidhura pas shpine, në një varr masiv pranë Izjumit, në rajonin e Harkivit, më 16 shtator 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një zjarrfikës përpiqet të shuajë zjarrin pas një sulmi me dron Shahed në Kiev, 17 tetor 2022.
9/36 Një zjarrfikës përpiqet të shuajë zjarrin pas një sulmi me dron Shahed në Kiev, 17 tetor 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një vajzë 9-vjeçare e quajtur Sofiyka përqafon kafshën e saj, një brejtës, gjatë evakuimit nga Makijivka, në rajonin lindor të Luhanskut, më 19 nëntor 2022.<br />
<br />
&nbsp;
10/36 Një vajzë 9-vjeçare e quajtur Sofiyka përqafon kafshën e saj, një brejtës, gjatë evakuimit nga Makijivka, në rajonin lindor të Luhanskut, më 19 nëntor 2022.

Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Trupat ukrainase shtien me një obus të siguruar nga aleatët perëndimorë në rajonin e Donjeckut më 23 nëntor 2022.
11/36 Trupat ukrainase shtien me një obus të siguruar nga aleatët perëndimorë në rajonin e Donjeckut më 23 nëntor 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Parzmorja e gjakosur e një ushtari ukrainas, e fotografuar pranë Soledarit, në rajonin e Donjeckut, më 23 janar 2023.
12/36 Parzmorja e gjakosur e një ushtari ukrainas, e fotografuar pranë Soledarit, në rajonin e Donjeckut, më 23 janar 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Qendra e Bahmutit, rajoni i Donjeckut, fotografuar më 25 shkurt 2023.&nbsp;
13/36 Qendra e Bahmutit, rajoni i Donjeckut, fotografuar më 25 shkurt 2023. 
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një ushtarak ukrainas në Bahmut më 25 shkurt 2023.&nbsp;
14/36 Një ushtarak ukrainas në Bahmut më 25 shkurt 2023. 
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një ushtar ukrainas i fotografuar në momentin kur pozicioni i tij po granatohej, maj 2023.
15/36 Një ushtar ukrainas i fotografuar në momentin kur pozicioni i tij po granatohej, maj 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Ushtarët ukrainas pas sulmit të një pozicioni rus pranë Bahmutit, maj 2023.
16/36 Ushtarët ukrainas pas sulmit të një pozicioni rus pranë Bahmutit, maj 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
<div>Një ushtari rus i jepet ujë pas kapjes së tij nga forcat ukrainase pranë Bahmutit në majin e vitit 2023.</div>
17/36
Një ushtari rus i jepet ujë pas kapjes së tij nga forcat ukrainase pranë Bahmutit në majin e vitit 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një ushtar ukrainas në një ndërtesë të dëmtuar nga beteja në Blahodatne në rajonin e Donjeckut më 17 qershor 2023.
18/36 Një ushtar ukrainas në një ndërtesë të dëmtuar nga beteja në Blahodatne në rajonin e Donjeckut më 17 qershor 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Punëtorët festojnë pas instalimit të Tridentit ukrainas në Monumentin e Atdheut të Kievit më 6 gusht 2023. Tridenti masiv zëvendësoi një emblemë sovjetike.
19/36 Punëtorët festojnë pas instalimit të Tridentit ukrainas në Monumentin e Atdheut të Kievit më 6 gusht 2023. Tridenti masiv zëvendësoi një emblemë sovjetike.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Pasojat e një sulmi raketor në qendër të Çernihivit më 19 gusht 2023.
20/36 Pasojat e një sulmi raketor në qendër të Çernihivit më 19 gusht 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një ushtar ecën poshtë një murali në qytetin e sulmuar Avdijivka, rajoni i Donjeckut në nëntor të vitit 2023.
21/36 Një ushtar ecën poshtë një murali në qytetin e sulmuar Avdijivka, rajoni i Donjeckut në nëntor të vitit 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një anëtar i një ekipi ukrainas mortajash gjatë një pushimi tymos një cigare në lindjen e diellit në një pozicion pranë Bahmutit, dhjetor 2023.
22/36 Një anëtar i një ekipi ukrainas mortajash gjatë një pushimi tymos një cigare në lindjen e diellit në një pozicion pranë Bahmutit, dhjetor 2023.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Trupat ukrainase duke shikuar drejt qiellit për dronët e armikut në një pozicion afër Bahmutit më 6 mars 2024.
23/36 Trupat ukrainase duke shikuar drejt qiellit për dronët e armikut në një pozicion afër Bahmutit më 6 mars 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një vajzë bën kafe brenda lokalit të saj të dëmtuar nga shpërthimi më 25 mars 2024 pasi një raketë ruse goditi qendrën e Kievit.<br />
&nbsp;
24/36 Një vajzë bën kafe brenda lokalit të saj të dëmtuar nga shpërthimi më 25 mars 2024 pasi një raketë ruse goditi qendrën e Kievit.
 
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Zjarrfikësit duke kaluar nëpër rrënojat e një ndërtese në Kiev të shkatërruar nga një raketë ruse, më 25 mars 2024.<br />
&nbsp;
25/36 Zjarrfikësit duke kaluar nëpër rrënojat e një ndërtese në Kiev të shkatërruar nga një raketë ruse, më 25 mars 2024.
 
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Copëza që u hoqën nga të plagosurit në një institucion mjekësor pranë Avdijivkës në mars 2024.
26/36 Copëza që u hoqën nga të plagosurit në një institucion mjekësor pranë Avdijivkës në mars 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua e re qan ndërsa pëshëndetet me anëtarët e familjes gjatë evakuimit nga Pokrovsku, më 30 gusht 2024.
27/36 Një grua e re qan ndërsa pëshëndetet me anëtarët e familjes gjatë evakuimit nga Pokrovsku, më 30 gusht 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
<div>Një shenjë tregon ndihmën për evakuim nga Pokrovsku, në një rrugë në qytetin lindor të Ukrainës në fund të shtatorit 2024.</div>
28/36
Një shenjë tregon ndihmën për evakuim nga Pokrovsku, në një rrugë në qytetin lindor të Ukrainës në fund të shtatorit 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Disa vatra zjarri të shkaktuara nga sulmet ruse në një vendbanim afër Pokrovskut në shtator 2024.
29/36 Disa vatra zjarri të shkaktuara nga sulmet ruse në një vendbanim afër Pokrovskut në shtator 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Artem, një komandant ukrainas 40-vjeçar, bërtet për paralajmërim para se ekipi i tij i artilerisë të gjuajë drejt pozicioneve ruse pranë Pokrovskut në fillim të tetorit të vitit 2024.
30/36 Artem, një komandant ukrainas 40-vjeçar, bërtet për paralajmërim para se ekipi i tij i artilerisë të gjuajë drejt pozicioneve ruse pranë Pokrovskut në fillim të tetorit të vitit 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Nëna e ushtarit të rënë Danylo Lyashkevych qan mbi arkivolin e të birit gjatë funeralit të tij në Kiev më 8 nëntor 2024.
31/36 Nëna e ushtarit të rënë Danylo Lyashkevych qan mbi arkivolin e të birit gjatë funeralit të tij në Kiev më 8 nëntor 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një grua mban qenin e saj teksa vazhdojnë sulmet ruse në Kiev, 20 dhjetor 2024.
32/36 Një grua mban qenin e saj teksa vazhdojnë sulmet ruse në Kiev, 20 dhjetor 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një fëmijë duke u larguar nga vendi ku ndodhi një sulm rus, Kiev, 20 dhjetor 2024.
33/36 Një fëmijë duke u larguar nga vendi ku ndodhi një sulm rus, Kiev, 20 dhjetor 2024.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Hyrja në stacionin e metrosë &quot;Lukianivska&quot; të Kievit u dëmtua nga një sulm rus më 18 janar 2025.
34/36 Hyrja në stacionin e metrosë "Lukianivska" të Kievit u dëmtua nga një sulm rus më 18 janar 2025.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një krater i krijuar në vendin e një sulmi rus pranë stacionit të metrosë &quot;Lukianivska&quot; në Kiev më 18 janar 2025.
35/36 Një krater i krijuar në vendin e një sulmi rus pranë stacionit të metrosë "Lukianivska" në Kiev më 18 janar 2025.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Njerëzit mblidhen për të përkujtuar protestat e Euromaidanit të Ukrainës të vitit 2014, në Kiev, më 20 shkurt 2025.<br />
<br />
Protestat e viteve 2013-2014 ndihmuan në largimin e presidentit prorus, Vitkor Janukoviq, nga pushteti. Rusia u përgjigj duke pushtuar gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe duke nxitur trazira që çuan në konflikt në rajonin lindor të Donbasit. Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.
36/36 Njerëzit mblidhen për të përkujtuar protestat e Euromaidanit të Ukrainës të vitit 2014, në Kiev, më 20 shkurt 2025.

Protestat e viteve 2013-2014 ndihmuan në largimin e presidentit prorus, Vitkor Janukoviq, nga pushteti. Rusia u përgjigj duke pushtuar gadishullin e Krimesë të Ukrainës dhe duke nxitur trazira që çuan në konflikt në rajonin lindor të Donbasit. Rusia filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.
Fotoreporteri Serhiy Nuzhnenko i Shërbimit Ukrainas të Radios Evropa e Lirë ka kaluar tre vjet intensivisht duke pasqyruar luftën në vendin e tij. Ne zgjodhëm 36 nga fotot e tij më të fuqishme nga konflikti. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Previous slide
Next slide

Nëse takimi Zelensky-Trump do të shkonte mirë, ai mund të kishte ndihmuar në uljen e këtyre shqetësimeve.

Presidenti ukrainas tha se ishte e rëndësishme që Trump të takohej me të përpara se të takohej me Putinin.

Por, takimi në Zyrën Ovale nuk shkoi aspak mirë dhe këto shqetësime ka të ngjarë të rriten sërish.

Përgatiti: Valona Tela
XS
SM
MD
LG