Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës. Harris tashmë ka hyrë në histori si gruaja e parë me ngjyrë që shërben si nënpresidente e SHBA-së. Dikur avokate, kryeprokrurore shtetërore dhe senatore, Harris ka pasur gati katër vjet për ta dëshmuar veten në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. (Përgatiti: Trim Haliti)
Nëpërmjet fotografive: Jeta e Kamala Harrisit
- Radio Evropa e Lirë
- AP
- Reuters
![Kamala Harris duke qeshur pas konfirmimit të kandidaturës së saj për nënpresidente, në qytetin e saj të lindjes, Oakland, në Kaliforni, më 2019. Harris, 59 vjeçe, është gruaja e parë me ngjyrë që ka shërbyer si kryeprokurore e Kalifornisë, aziatikojugorja-amerikania e parë dhe afro-amerikania e dytë që është zgjedhur në Senatin amerikan, dhe gruaja e parë, afro-amerikanja e parë dhe aziatiko-amerikanja e parë nënpresidente e Shteteve të Bashkuara.](https://gdb.rferl.org/4f62f92f-e9d9-4ef2-8a93-f2d59c75f6ed_w1024_q10_s.jpg)
1
Kamala Harris duke qeshur pas konfirmimit të kandidaturës së saj për nënpresidente, në qytetin e saj të lindjes, Oakland, në Kaliforni, më 2019.
Harris, 59 vjeçe, është gruaja e parë me ngjyrë që ka shërbyer si kryeprokurore e Kalifornisë, aziatikojugorja-amerikania e parë dhe afro-amerikania e dytë që është zgjedhur në Senatin amerikan, dhe gruaja e parë, afro-amerikanja e parë dhe aziatiko-amerikanja e parë nënpresidente e Shteteve të Bashkuara.

![Harris, vajzë e një nëne indiane dhe e një babai xhamaikan, kujtoi prindërit e saj përmes një postimi në Instagram, më herët këtë vit. “Nëna ime, Dr. Shyamala Gopalan, kishte dy qëllime në jetë: ta shëronte kancerin në gji dhe të na rriste, mua dhe motrën time. Ajo më mungon çdo ditë, dhe e kujtoj tërë kohën. Jam shumë krenare që jam vajza e saj. Urima Dita e Nënës”.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-e868-08dca7f71411_w1024_q10_s.png)
2
Harris, vajzë e një nëne indiane dhe e një babai xhamaikan, kujtoi prindërit e saj përmes një postimi në Instagram, më herët këtë vit.
“Nëna ime, Dr. Shyamala Gopalan, kishte dy qëllime në jetë: ta shëronte kancerin në gji dhe të na rriste, mua dhe motrën time. Ajo më mungon çdo ditë, dhe e kujtoj tërë kohën. Jam shumë krenare që jam vajza e saj. Urima Dita e Nënës”.

![Më 17 shkurt 2011, presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama (në mes), duke përshëndetur ngrohtësisht kryeprokuroren e Kalifornisë, Harris (majtas), teksa zëvendësguvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom (i dyti nga e majta), dhe kryetari i San Franciskos, Edwin Lee (djathtas), shikonin. Harris nisi karrierën e saj si prokurore qarku në San Francisko, ku shërbeu nga viti 2004 deri më 2011, para se të emërohej kryeprokurore e Kalifornisë.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-51fb-08dca7cbbbdd_w1024_q10_s.jpg)
3
Më 17 shkurt 2011, presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama (në mes), duke përshëndetur ngrohtësisht kryeprokuroren e Kalifornisë, Harris (majtas), teksa zëvendësguvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom (i dyti nga e majta), dhe kryetari i San Franciskos, Edwin Lee (djathtas), shikonin.
Harris nisi karrierën e saj si prokurore qarku në San Francisko, ku shërbeu nga viti 2004 deri më 2011, para se të emërohej kryeprokurore e Kalifornisë.
Harris nisi karrierën e saj si prokurore qarku në San Francisko, ku shërbeu nga viti 2004 deri më 2011, para se të emërohej kryeprokurore e Kalifornisë.
![Sa ishte kryeprokurore e Kalifornisë (2011-2017), Harris u përqendrua mbi çështje si reforma në drejtësinë penale, kriza e hipotekave, mbrojtja e mjedisit, dhe barazia gjinore.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-cbd8-08dca7cbde86_w1024_q10_s.jpg)
4
Sa ishte kryeprokurore e Kalifornisë (2011-2017), Harris u përqendrua mbi çështje si reforma në drejtësinë penale, kriza e hipotekave, mbrojtja e mjedisit, dhe barazia gjinore.