Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës. Harris tashmë ka hyrë në histori si gruaja e parë me ngjyrë që shërben si nënpresidente e SHBA-së. Dikur avokate, kryeprokrurore shtetërore dhe senatore, Harris ka pasur gati katër vjet për ta dëshmuar veten në skenën kombëtare dhe ndërkombëtare. (Përgatiti: Trim Haliti)
Nëpërmjet fotografive: Jeta e Kamala Harrisit
- Radio Evropa e Lirë
- AP
- Reuters
![Harris tërhoqi vëmendje kombëtare sa ishte kryeprokurore, kur mbajti fjalim në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve në Sharlot, Karolinë e Veriut, më 5 shtator 2012. Zgjedhja e saj si folëse vuri në pah rritjen e ndikimit të saj brenda partisë dhe potencialin e saj si udhëheqëse e ardhshme brenda Partisë Demokratike.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-8d96-08dca7cc5c29_w1024_q10_s.jpg)
5
Harris tërhoqi vëmendje kombëtare sa ishte kryeprokurore, kur mbajti fjalim në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve në Sharlot, Karolinë e Veriut, më 5 shtator 2012. Zgjedhja e saj si folëse vuri në pah rritjen e ndikimit të saj brenda partisë dhe potencialin e saj si udhëheqëse e ardhshme brenda Partisë Demokratike.
![Harris duke përshëndetur pjesëmarrësit në Paradën e Krenarisë në San Francisko, më 30 qershor 2013. Mbështetëse e zëshme e komunitetit LGBT, Harris paraqiti një mendim pranë Gjykatës Supreme të SHBA-së, duke argumentuar se Propozimi 8 (një propozim i paraqitur në referendum dhe i miratuar më 2008, që ndalonte martesën mes gjinisë së njëjtë) duhej të shfuqizohej. Veprimet e saj kontribuuan në hedhjen poshtë nga Gjykata Supreme të apelit mbi baza procedurale më 2013, duke legalizuar praktikisht martesën mes gjinisë së njëjtë në Kaliforni.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-448b-08dca7cc5c00_w1024_q10_s.jpg)
6
Harris duke përshëndetur pjesëmarrësit në Paradën e Krenarisë në San Francisko, më 30 qershor 2013.
Mbështetëse e zëshme e komunitetit LGBT, Harris paraqiti një mendim pranë Gjykatës Supreme të SHBA-së, duke argumentuar se Propozimi 8 (një propozim i paraqitur në referendum dhe i miratuar më 2008, që ndalonte martesën mes gjinisë së njëjtë) duhej të shfuqizohej. Veprimet e saj kontribuuan në hedhjen poshtë nga Gjykata Supreme të apelit mbi baza procedurale më 2013, duke legalizuar praktikisht martesën mes gjinisë së njëjtë në Kaliforni.
Mbështetëse e zëshme e komunitetit LGBT, Harris paraqiti një mendim pranë Gjykatës Supreme të SHBA-së, duke argumentuar se Propozimi 8 (një propozim i paraqitur në referendum dhe i miratuar më 2008, që ndalonte martesën mes gjinisë së njëjtë) duhej të shfuqizohej. Veprimet e saj kontribuuan në hedhjen poshtë nga Gjykata Supreme të apelit mbi baza procedurale më 2013, duke legalizuar praktikisht martesën mes gjinisë së njëjtë në Kaliforni.
![Atëherë kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Holder (në mes), i shoqëruar nga Harris (majtas), asokohe kryeprokurore e Kalifornisë, teksa fliste para të diplomuarve nga programi Alternativat ndaj Dënimeve, në Gjykatën amerikane të Qarkut në Los Anxhelos, Kaliforni, më 24 tetor 2014.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-56df-08dca7cb5f52_w1024_q10_s.jpg)
7
Atëherë kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Holder (në mes), i shoqëruar nga Harris (majtas), asokohe kryeprokurore e Kalifornisë, teksa fliste para të diplomuarve nga programi Alternativat ndaj Dënimeve, në Gjykatën amerikane të Qarkut në Los Anxhelos, Kaliforni, më 24 tetor 2014.
![E njohur për pyetjet e saj të mprehta gjatë seancave në Senat, senatorja e atëhershme nga Kalifornia (2017-2021) e bombardoi me pyetje kandidatin e propozuar nga presidenti Donald Trump për gjyqtar të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh, gjatë seancës së shtatorit të 2018-tës, në Komisionin për Drejtësi të Senatit, për konfirmimin e tij në vend të gjyqtarit të pensionuar, Anthony Kennedy. Kavanaugh u konfirmua në Gjykatën Surpreme si gjyqtar i asociuar, më 6 tetor, me 50 vota për, dhe 48 kundër.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-e567-08dca7da52e4_w1024_q10_s.jpg)
8
E njohur për pyetjet e saj të mprehta gjatë seancave në Senat, senatorja e atëhershme nga Kalifornia (2017-2021) e bombardoi me pyetje kandidatin e propozuar nga presidenti Donald Trump për gjyqtar të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh, gjatë seancës së shtatorit të 2018-tës, në Komisionin për Drejtësi të Senatit, për konfirmimin e tij në vend të gjyqtarit të pensionuar, Anthony Kennedy.
Kavanaugh u konfirmua në Gjykatën Surpreme si gjyqtar i asociuar, më 6 tetor, me 50 vota për, dhe 48 kundër.
Kavanaugh u konfirmua në Gjykatën Surpreme si gjyqtar i asociuar, më 6 tetor, me 50 vota për, dhe 48 kundër.