Muajin e kaluar, Xhakobabadit në Pakistan iu dha epiteti i qytetit më të nxehtë në Tokë. Gratë në Pakistanin jugor dhe miliona si ato anembanë botës po jetojnë në kufirin e ashpër të ndryshimit të klimës. Gratë shtatzëna të ekspozuara ndaj nxehtësisë për periudha të gjata kohore janë më të rrezikuara nga komplikimet sipas një rishikimi të 70 studimeve të publikuara që nga mesi i viteve 1990. Për çdo 1 gradë celsius në rritje të temperaturës, numri i foshnjeve që lindin të vdekura dhe lindjeve të parakohshme rritet me rreth 5 për qind, sipas analizës, e cila u krye nga disa institucione kërkimore në mbarë botën dhe u botua në British Medical Journal, në shtator të vitit 2020. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Facebook Forum