Me ndrojtje dhe shpresë drejt normalitetit në Banjskë
Banorët e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit po përpiqen t’i kthehen normalitetit, pas incidentit ku sulmues të armatosur u përleshën me Policinë e Kosovës. Lëvizjet e banorëve janë të pakta në fshat, ndërsa shumë biznese nuk janë hapur. Policia vazhdon të jetë e pranishme në fshat, ashtu sikurse edhe ndjenja e pasigurisë dhe e ndrojtjes te qytetarët.