Java nëpërmjet fotografive
Sulmi rus ndaj një spitali famijësh në kryeqytetin e Ukrainës, temperaturat e larta në Kosovë e në rajon, dhe shënimi i përvjetorit të 29-të të gjenocidit në Srebrenicë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)

9
Pjesëmarrësit duke hedhur ujë mbi njëri-tjetrin në Jerevan, Armeni, më 7 korrik, teksa merrnin pjesë në Festivalin e Vardavarit, një manifestim tradicional armen, që daton nga kohët pagane.

10
Një pëllumb duke fluturuar pranë një shatërvani në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, më 9 korrik.

11
Djem afganë duke qëndruar në bagazhin e një veture, teksa ajo po lëvizte nëpër një rrugë në qytetin perëndimor të Heratit, në Afganistan.

12
Një kukull me veshjen kombëtare të Ukrainës në një dysheme, mes xhamave të thyer, brenda një çerdheje fëmijësh, që u shkatërrua nga një sulm raketor në Kiev, Ukrainë, më 10 korrik.