Java nëpërmjet fotografive
Sulmi rus ndaj një spitali famijësh në kryeqytetin e Ukrainës, temperaturat e larta në Kosovë e në rajon, dhe shënimi i përvjetorit të 29-të të gjenocidit në Srebrenicë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)

13
Zjarrfikësit pakistanezë duke luftuar me zjarrin që shpërtheu në një treg javor në Islamabad, Pakistan, më 10 korrik.

14
Një grua duke bartur një gomë noti pranë barrierave të vendosura kundër anijeve ushtarake ruse, në një plazh në qytetin e Çornomorskut, në rajonin e Odesës, në Ukrainë, më 9 korrik.

15
Një bletar afgan duke inspektuar zgjojet e tij në një fushë në distriktin e Kashit, në provincën e Badakshanit, në Afganistan, më 8 korrik.

16
Një grua duke ngushëlluar një pacient pranë spitalit të fëmijëve Ohmatdit, në Kiev, Ukrainë, ku dhjetëra persona u vranë nga një sulm rus me raketë, më 8 korrik.