Java nëpërmjet fotografive
Sulmi rus ndaj një spitali famijësh në kryeqytetin e Ukrainës, temperaturat e larta në Kosovë e në rajon, dhe shënimi i përvjetorit të 29-të të gjenocidit në Srebrenicë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)

5
Spektatorët duke shikuar një ngjarje të organizuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcës Ajrore rumune, në Malet Bucegi të Karpateve Jugore.

6
Një grua boshnjake duke qarë pranë varrit të një të afërmi të saj, viktimë e gjenocidit të Srebrenicës, në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit, në Bosnje e Hercegovinë, më 11 korrik. Mijëra njerëz u mblodhën në qytezën e Srebrenicës për të shënuar përvjetorin e 29-të të gjenocidit të vetëm të njohur në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

7
Një burrë duke u hedhur në një pishinë noti në fshatin Zllakuqan, pranë qytetit të Klinës, në Kosovë, më 9 korrik.

8
Badibillderë afganë duke u përgatitur prapa skenave, para një ngjarjeje të organizuar nga Federata afgane e Badibilldingut dhe e Fitnesit, në Kabul, Afganistan, më 9 korrik.