Java nëpërmjet fotografive
Sulmi rus ndaj një spitali famijësh në kryeqytetin e Ukrainës, temperaturat e larta në Kosovë e në rajon, dhe shënimi i përvjetorit të 29-të të gjenocidit në Srebrenicë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)

1
Një vajzë e vogël duke luajtur pranë një shatërvani para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Prishtinë, më 11 korrik.

2
Punonjësit e një spitali duke qarë para një memoriali të improvizuar me portrete viktimash, i vendosur mbi rrënojat e një prej ndërtesave mjekësore të spitalit të fëmijëve Ohmatdit, në Kiev, Ukrainë, më 12 korrik.

3
Tymi i zi duke u ngritur nga një zjarr që kaploi një treg javor në Islamabad, Pakistan, më 10 korrik.

4
Notari Adell Shaboviq, përfaqësues i Kosovës në Olimpiadën Parisi 2024, duke u stërvitur në fshatin Zllakuqan, në perëndim të Kosovës, më 11 korrik.