Java nëpërmjet fotografive
Fillimi i procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, shënimi i përvjetorit të rrethimit të Sarajevës dhe sulmet ruse në lagjet e banimit në Ukrainë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)

5
Punonjës duke punuar në një fabrikë për prodhimin e byzylykëve prej qelqi, në Hiderabad, Pakistan, më 4 prill.

6
Banorë vendës duke u strehuar gjatë një sulmi rus me dronë në një lagje banimi, në Harkiv, Ukrainë, më 4 prill.

7
Një automjet zjarrfikësish duke u djegur pas sulmeve të vazhdueshme ruse me dronë në një lagje banimi në Harkiv, Ukrainë, më 4 prill.

8
Vajza afgane duke marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të tyre, pas përfundimit të një kursi për memorizimin e Kuranit, në Kabul, më 2 prill. Pas vendimit të talibanëve për t'i mbyllur shkollat për vajzat mbi klasën e gjashtë, shumë prej tyre janë regjistruar në shkolla fetare dhe kurse edukative, teksa sistemi i Ministrisë së Arsimit tani numëron rreth 14.000 institucione të tilla.