Java nëpërmjet fotografive
Fillimi i procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë, shënimi i përvjetorit të rrethimit të Sarajevës dhe sulmet ruse në lagjet e banimit në Ukrainë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga Radio Evropa e Lirë sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)

9
Daria, një vajzë 8-vjeçare rumune e cila vuan nga autizmi, e shoqëruar nga nëna e saj Mihaela (nuk duket në fotografi), shihet duke reaguar pasi iu pikturua fytyra nga një vullnetare gjatë Festivalit Blu, një ngjarje e dedikuar Ditës Botërore të Autizmit, në Bukuresht, më 2 prill.

10
Një djalë duke pritur për të ngrënë iftar gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, në një rrugë të frekuentuar në Karaçi, Pakistan, më 2 prill.

11
Afganë duke pritur për të marrë ushqim falas nga një organizatë bamirëse vendëse, gjatë muajit të shenjtë islamik të Ramazanit, në Kandahar, më 2 prill.

12
Një burrë duke ecur pranë një shporte të stërmbushur me mbeturina, pranë rrokaqiejve në Distriktin Ndërkombëtar të Biznesit, i njohur edhe si Moskva-City, në Moskë, më 2 prill.