Java nëpërmjet fotografive
Rrëzimi i një aeroplani azerbajxhanas në Kazakistan, reshjet e borës në Kosovë dhe festimi i Krishtlindjeve në frontin e luftës në Ukrainë janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Trim Haliti)

17
Një grua iraniane duke ecur para një pllakati që shfaq një familje tradicionale iraniane, në sheshin Enghelab, në Teheran.

18
Studentët serbë duke mbajtur indeksat në duar gjatë një proteste në Beograd, ku kërkuan masa nga prokurori i shtetit, në rastin e vdekjeve nga rrëzimi i çatisë në staconin e trenave në Novi Sad në nëntor.

19
Një grua duke ecur në një rrugë të dekoruar për festat e fundvitit, në Moskë.

20
Një pamje nga droni që shfaq specialistët e emergjencave duke punuar në vendin e rrëzimit të një aeroplani pasagjerësh të Azerbaijan Airlines, afër qytetit Aktau, në Kazakistan.