Java nëpërmjet fotografive
Rrëzimi i një aeroplani azerbajxhanas në Kazakistan, reshjet e borës në Kosovë dhe festimi i Krishtlindjeve në frontin e luftës në Ukrainë janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Trim Haliti)

21
Ushtarët ukrainas të Brigadës 177 të Mekanizuar duke u lutur para një darke për Krishtlindje, afër Pokrovskut, në rajonin e Donjeckut, në Ukrainë.

22
Ushtarët ukrainas nga Batalioni Skala duke ngarkuar mina kundërtank në një autoblindë, para nisjes drejt pozicioneve në vijën e frontit, afër Pokrovskut, në rajonin ukrainas të Donjeckut.

23
Mjekët duke trajtuar një ushtar të plagosur ukrainas nga Batalioni 108 "Ujqit e Da Vincit", afër Pokrovskut.

24
Një pamje nga lart e trolejbusëve të parkuar gjatë reshjeve të borës në Sarajevë.