Java nëpërmjet fotografive
Rrëzimi i një aeroplani azerbajxhanas në Kazakistan, reshjet e borës në Kosovë dhe festimi i Krishtlindjeve në frontin e luftës në Ukrainë janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë. (Përgatiti: Trim Haliti)

13
Një grua afgane e veshur me burka duke mbajtur një fëmijë, teksa kërkonte lëmoshë para Xhamisë së Madhe të Heratit.

14
Hulumtuesit rusë duke prezantuar fosilin e një mamuthi bebe para gazetarëve në Jakutsk. Mamuthi besohet të jetë mbi 50.000 vjet i vjetër dhe u gjet në akullnajat siberiane.

15
Një pamje nga lart që shfaq mijëra studentë dhe qytetarë duke marrë pjesë në një protestë në Beograd në lidhje me rrëzimin e çatisë së një stacioni trenash, që shkaktoi vdekjen e 15 personave në qytetin e Novi Sadit, muajin e kaluar.

16
Një pjesëtar i komunitetit minoritar të krishterë duke marrë pjesë në një meshë për Krishtlindje në Katedralen e Shën Gjonit, në Peshavar, Pakistan.