Lojërat Olimpike Parisi 2024, festivali i muzikës Sunny Hill në Kosovë dhe luftimet e vazhdueshme në Ukrainë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)
Java nëpërmjet fotografive

1
Xhudistja e Kosovës, Distria Krasniqi, e cila fitoi medalje të argjendë në kategorinë deri në 52 kilogramë, duke shkrepur një fotografi me fituesen e medaljes së artë, Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani, dhe fitueset e medaljeve të bronzta, Amandine Buchard nga Franca dhe Larissa Pimenta nga Brazili.

2
Dielli duke perënduar prapa një kishe, afër qytezës Tisafoldvar, në Hungari, më 25 korrik.

3
Djem afganë duke kërkuar materiale të riciklueshme në një deponi mbeturinash, në periferi të Mazari Sharifit, Afganistan, më 25 korrik.

4
Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, duke performuar gjatë natës së parë të festivalit të muzikës, Sunny Hill, që u organizua në Prishtinë, Kosovë, nga 25 deri më 28 korrik, nga fondacioni me të njëjtin emër i këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa.