Lojërat Olimpike Parisi 2024, festivali i muzikës Sunny Hill në Kosovë dhe luftimet e vazhdueshme në Ukrainë janë tri nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Trim Haliti)
Java nëpërmjet fotografive
![Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, në periferi të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje, më 25 korrik.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-9609-08dcad535e74_w1024_q10_s.jpg)
5
Një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh, në periferi të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofje, më 25 korrik.
![Disa burra duke shitur pjepra në një treg frutash në Mazari Sharif, Afganistan, më 24 korrik.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-447e-08dcac81d1b6_w1024_q10_s.jpg)
6
Disa burra duke shitur pjepra në një treg frutash në Mazari Sharif, Afganistan, më 24 korrik.
![Fituesi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Tokios më 2020, anëtar i ekipit olimpik të mundësve të Ukrainës, Zhan Belenyuk (majtas), dhe shoku i tij i ekipit, Parviz Nasibov, duke u përshëndetur me miqtë dhe familjet, teksa hipnin në një tren në Kiev, më 23 korrik, drejt Olimpiadës Parisi 2024.](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-94c6-08dcabb2b8c2_w1024_q10_s.jpg)
7
Fituesi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Tokios më 2020, anëtar i ekipit olimpik të mundësve të Ukrainës, Zhan Belenyuk (majtas), dhe shoku i tij i ekipit, Parviz Nasibov, duke u përshëndetur me miqtë dhe familjet, teksa hipnin në një tren në Kiev, më 23 korrik, drejt Olimpiadës Parisi 2024.
![Një turiste nga Rumania duke pozuar për një fotografi në një obelisk të vendosur në një shëtitore pranë detit, në Nisë, Francë, më 23 korrik, para fillimit të Olimpiadës. Në këtë qytet francez do të zhvillohen gjashtë ndeshje futbolli gjatë Lojërave Olimpike Verore.](https://gdb.rferl.org/01000000-0a00-0242-7fa7-08dcabec1061_w1024_q10_s.jpg)
8
Një turiste nga Rumania duke pozuar për një fotografi në një obelisk të vendosur në një shëtitore pranë detit, në Nisë, Francë, më 23 korrik, para fillimit të Olimpiadës. Në këtë qytet francez do të zhvillohen gjashtë ndeshje futbolli gjatë Lojërave Olimpike Verore.