Festimet për Vitin e Ri, një shkëmbim të burgosurish mes Rusisë e Ukrainës teksa lufta vazhdon dhe të shtënat vdekjeprurëse në Mal të Zi janë disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpër fotografi
1
Një grua afgane e veshur me burka duke kërkuar lëmoshë në një rrugë derisa po bie borë këtë dimër në Kabul.
2
Pjesëmarrësit në një vrapim për Vitin e Ri në Jakutsk, Siberi.
3
Tymi shpërndahet mbi Kiev pasi një ndërtesë banimi u sulmua me dronë në ditën e Vitit të Ri.
4
Një shitës në Karaçi duke pjekur këmbë lope, një ushqim popullor në Pakistan.