Festimet për Vitin e Ri, një shkëmbim të burgosurish mes Rusisë e Ukrainës teksa lufta vazhdon dhe të shtënat vdekjeprurëse në Mal të Zi janë disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas nëpër rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura.
(Përgatiti: Syzanë Paçarizi)
Një javë nëpër fotografi

5
Një burrë në Tbilisi duke hapur një pije teksa prapa shihen njerëz të tjerë që janë mbledhur në një rrugë të zbukuruar për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

6
Një ushtar ukrainas përqafon gruan e tij pasi u kthye nga robëria gjatë një shkëmbimi të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës.

7
Një grua mban macen e saj teksa shikon rrënojat e shtëpisë së saj, e cila u shkatërrua nga një sulm rus me raketa në qytetin verior të Ukrainës, Çernihiv.

8
Njerëzit ndezin qirinj për viktimat e të shtënave vdekjeprurëse në qytetin malazez të Cetinës, me ç'rast u vranë 12 njerëz në ditën e Vitit të Ri.