Java nëpërmjet fotografive
Festivali i kajakëve në Kosovë, lufta e vazhdueshme në Ukrainë dhe momente entuziazmi të olimpistëve nga Parisi 2024, janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

5
Parviz Nasibov i Ukrainës feston fitoren e tij në gjysmëfinale të mundjes greko-romake për meshkuj në kategorinë deri 67 kilogramë në Lojërat Olimpike të Parisit.

6
Pelegrinë që u nisën nga qyteti iranian i Mashhadit drejt qytetit të shenjtë të Irakut, Qerbela, për të marrë pjesë në festën e ardhshme fetare myslimane shiite Arbain (Arbaeen).

7
Një protestues në Sofje mban një portret të presidentit rus, Vladimir Putin, në një flamur me ngjyrat e ylberit gjatë një demonstrate kundër një ligji të ri të diskutueshëm që ndalon "propagandën" LGBT në shkollat në Bullgari.

8
Shalqinjtë në një shatërvan në qendrën më të madhe të mallrave luksoze në Moskë.