Java nëpërmjet fotografive
Festivali i kajakëve në Kosovë, lufta e vazhdueshme në Ukrainë dhe momente entuziazmi të olimpistëve nga Parisi 2024, janë disa nga ngjarjet e javës që lamë pas, prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Xhudistja Distria Krasniqi tregon letrën që mori nga një tifoze në Prishtinë. Me duartrokitje, fishekzjarrë e fjalët më të mira, u pritë sportistët olimpikë të martën në Kosovë. Xhudistet, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu kanë arritur t’ia sigurojnë Kosovës dhe dy medalje olimpike, duke çuar shifrën totale në pesë sosh.

2
Pjesëmarrësit në Kayak Fest, që u organizua për herë të parë në Kosovë në Batllavë, komuna e Podujevës. Organizatorët thanë thënë se qëllimi i këtij festivali është promovimi i kajakimit në Kosovë, sidomos te fëmijët.

3
Të afërmit e ushtarit të vrarë ukrainas, Taras Ashtema, vendosin një flamur kombëtar me portretin e tij në memorialin për ushtarët e rënë ukrainas në Sheshin e Pavarësisë në Kiev.

4
Punonjësit ukrainas të urgjencës shihen duke pushuar pas intervenimit në vendngjarje kanë ndërhyrë në një sulmi vdekjeprurës me raketa ruse në një supermarket në Kostyantynivka më 9 gusht.