Një javë nëpërmjet fotografive
Protestat e aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit ndërsa mbahej samitit për klimën në Baku, lufta në Ukrainë dhe një ceremoni fetare në Punxhab janë disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë dhe ju sjell fotografi të përzgjedhura. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

13
Një grua afgane e veshur me burka duke kërkuar lëmoshë bashkë me një fëmijë përgjatë një rruge në periferi të distriktit Fayzabad në provincën Badakhshan.

14
Pediatrja Nadezhda Buyanova, e akuzuar për përhapjen e informacionit të rremë për ushtrinë, shihet gjatë seancës në gjykatën e qarkut Tushinsky në Moskë më 12 nëntor.

15
Gjeorgjianët duke demonstruar kundër zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.