Ndërlidhjet

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së tretë të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, gjatë ditës së tretë të dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Krejt çfarë tha Rubin në përmbyllje të dëshmisë në Hagë

E përditësuar

• Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ka përfunduar dëshminë treditore në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

• Gjatë tre ditëve, ai ka folur për rolin e Thaçit në luftë, për bisedimet në Rambuje dhe ka pasur kritika për vetë gjykatën.

• Rubin tha se UÇK-ja nuk kishte një komandë efektive, duke theksuar se nuk mendonte se Thaçi ishte një komandant kryesor i UÇK-së.

• Rubin tha se SHBA-ja fillimisht e përshkruante UÇK-në si terroriste, por më pas ndryshoi mendim për të.

• Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mohojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

08:32

Përshëndetje të nderuar lexues,

Po e fillojmë mbulimin tonë të drejtpërdrejtë të ditës së tretë të dëshmisë së mbrojtjes në gjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) - Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi - para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ata akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – që njihen edhe si Gjykata Speciale – për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kanë mohuar akuzat.

Ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do të përmbyllë sot dëshminë e mbrojtjes për ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Kreu i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith III, sot do të ketë mundësinë të parashtrojë pyetje, nëse vendos ta bëjë këtë. Po ashtu, të drejtën për pyetje plotësuese e kanë edhe ZPS-ja dhe avokatët mbrojtës.

Qëndroni me ne!

08:47

Çfarë tha Rubin në ditën e dytë të dëshmisë?

James Rubin në ditën e dytë në bankën e dëshmitarëve foli për përshtypjen fillestare të Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pati kritika ndaj vetë gjykatës si dhe foli për raportet e Kombeve të Bashkuara lidhur me situatën në Kosovë.

Ai fillimisht tha se SHBA-ja fillimisht e përshkruante UÇK-në si organizatë me aktivitete terroriste, duke shtuar se “ne, natyrisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste".

"Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-ja u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë", u shpreh ai.

Rubin e cilësoi të padrejtë mbajtjen në paraburgim për pesë vjet të të akuzuarve, duke kujtuar se ata u dorëzuan vullnetarisht.

“Janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë bashkëpunuar me Prokurorinë, s’e kuptoj pse kanë qëndruar kaq gjatë në burg, kjo më shqetëson", tha Rubin.

*Video: Kritikat e Rubinit për Specialen

“Kjo nuk është drejtësi” - Rubin kritikon Specialen për paraburgim të gjatë të të akuzuarve
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:43 0:00

Sipas tij, nuk kishte kontroll dhe komandë efektive në UÇK.

Rubin tregoi detaje të një bisede telefonike mes Hashim Thaçit dhe presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, në qershor 1999, dhe se si Thaçi ishte zotuar se do t’i respektonte pakicat ndonëse populli i tij ishte keqtrajtuar për vite të tera.

“Unë kam dëgjuar nga Sandy Berger, këshilltari për siguri i presidentit Clinton, sepse unë nuk kam folur drejtpërdrejt me presidentin. Ai i kishte thënë presidentit Clinton se, pavarësisht dhunës që kishin pësuar, nuk do të kundërpërgjigjeshin”, dëshmoi Rubin.

Gjithashtu, sipas Rubinit, ishte “e qartë” se Thaçi kishte “eprorë diku nga të cilët duhej të merrte miratimin”.

Duke folur për organet e OKB-së, Rubin tha se ato shpesh s’e përshkruanin mirë situatën në Kosovë. Ai u pyet për një raport të kësaj organizate të vitit 1998 ku flitej për gjoja rrëmbimin e civilëve serbë, shqiptarë dhe romë, dhe të oficerëve të policisë serbe, nga njerëz që besohej se i përkisnin UÇK-së, Rubin tha se hezitoi t’i besonte raportit.

“Kam lexuar një raport të OKB-së për Kosovën, por kam qenë shumë skeptik për atë raport, sepse, organet e OKB-së nuk e kanë përshkruar shumë mirë situatën shumë shpesh”, u shpreh Rubin.

09:05

Teksa sot pritet të përmbyllë dëshminë e tij, më poshtë po ju sjellim një përmbledhje të ditës së parë të dëshmisë së Rubinit pranë Dhomave të Specializuara.

Ai deklaroi se roli i Thaçit në UÇK ishte më shumë politik, duke shtuar se ai nuk kishte autoritet të plotë mbi komandantët e saj.

Dëshmia e Rubinit në Speciale: Thaçi nuk kishte autoritet mbi UÇK-në
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:03:22 0:00


09:24

Kush mund të jenë dëshmitarët e tjerë të mbrojtjes?

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së i ka thënë Radios Evropa e Lirë se lista e atyre që do të dëshmojnë në anën e tyre është konfidenciale.

Në media, megjithatë, qarkulluan disa emra - në mesin e tyre: Wesley Clark, William Walker, Bernard Kouchner e të tjerë.

Të njëjtit u përmendën edhe në një listë që zbuloi mbrojtja në vitin 2022.

Mbrojtja e Thaçit pritet të thërras 11 dëshmitarë – shumica nga ta synohet të dëshmojnë në seanca të hapura. Ndërkaq, mbrojtja e Krasniqit do të thërrasë në sallë dy dëshmitarë, ndërkaq dy të tjerë veçse kanë dhënë dëshminë me shkrim.

Në korrik, ekipet mbrojtëse të Veselit dhe Selimit kanë njoftuar se nuk synojnë të paraqesin ndonjë dëshmi mbrojtëse.

Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë të Holandës. Fotografi ilustruese nga arkivi.
Ndërtesa e Gjykatës Speciale në Hagë të Holandës. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG