Izraelitët improvizojnë strehime nga sulmet iraniane
- AP
Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore i kanë detyruar vazhdimisht izraelitët të nxitonin drejt strehimeve kundërajrore, teksa Irani lëshoi raketa gjatë përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran. Zyrtarët kanë thënë se shumica e raketave të lëshuara të martën janë penguar, ndërsa shërbimet e shpëtimit të Izraelit nuk kanë raportuar për viktima. (Përgatiti: Trim Haliti)

5
Një burrë duke luajtur një instrument muzikor, gjatë strehimit në stacionin e metrosë në Ramat Gan, më 17 qershor.

6
Të afërmit duke vajtuar gjatë funeralit të katër pjesëtarëve të familjes Khatib, qytetarë palestinezë të Izraelit, të vrarë nga një sulm raketor iranian në Tamra, Izrael, më 17 qershor.

7
Funerali i pjesëtarëve të vrarë të familjes Khatib, më 17 qershor.

8
Forcat izraelite të sigurisë duke inspektuar një vend të goditur nga një raketë e lëshuar nga Irani, në pjesën qendrore të Izraelit, më 17 qershor.