Izraelitët improvizojnë strehime nga sulmet iraniane
- AP
Sirenat paralajmëruese për sulme ajrore i kanë detyruar vazhdimisht izraelitët të nxitonin drejt strehimeve kundërajrore, teksa Irani lëshoi raketa gjatë përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran. Zyrtarët kanë thënë se shumica e raketave të lëshuara të martën janë penguar, ndërsa shërbimet e shpëtimit të Izraelit nuk kanë raportuar për viktima. (Përgatiti: Trim Haliti)

9
Zjarrfikësit duke punuar në një vend të goditur nga një raketë iraniane, në Izraelin qendror, më 17 qershor.

10
Një burrë duke shkrepur një fotografi me telefon mobil, teksa raketat e lëshuara nga Irani fluturonin drejt Izraelit mbi territorin sirian, në Damask, më 18 qershor.

11
Djem nga familja Gaboa, beduinë që jetojnë në fshatin Al-Fura në Izraelin jugor, duke qëndruar brenda një strehimi të improvizuar kundërajror, më 17 qershor.

12
Izraelitë duke u strehuar gjatë sirenave paralajmëruese për sulme ajrore nga Irani, në Bnei Brak, afër Tel Avivit, më 17 qershor.