Ndërlidhjet

IKSHPK: Nuk ka raste me virusin e Nilit Perëndimor, kujdes nga pickimi i mushkonjave


Fotografi ilustruese nga arkivi.
Fotografi ilustruese nga arkivi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave, pasi ato të infektuarat mund të përhapin virusin e Nilit Perëndimor.

Ky institucion ka thënë se në Kosovë nuk ka ende raste të infektimit, mirëpo ai veçse është përhapur në disa vende evropiane, përfshirë Spanjën, Italinë dhe Greqinë.

Më 23 korrik është regjistruar rasti i parë i infektimit në Serbi - një burrë 80 vjeç.

Në mesin e simptomave të infektimit janë kokëdhimbja, temperatura, dhimbjet e muskujve dhe lodhja e konsiderueshme.

Virusi i Nilit Perëndimor shkakton sëmundje sezonale në muajt e verës.

Mushkonjat infektohen kur ushqehen me shpezë të infektuara dhe kështu e përhapin virusin, përmes pickimit.

Ekspertët sugjerojnë që disa prej mënyrave për t’u mbrojtur nga infektimi janë: veshja e rrobave më mëngë të gjata dhe ngjyra të hapura, që të mos dilet në ambiente të hapura gjatë periudhës kur mushkonjat janë më së shumti aktive – në muzg dhe në agim - si dhe të përdoren rrjeta nëpër ambiente të hapura të shtëpive.

Disa fakte për virusin e Nilit Perëndimor:

  • Sipas IKSHPK-së, rreth 80 për qind e të infektuarve nuk kanë asnjë shenjë të infektimit
  • Virusi nuk përhapet nga një njeri te tjetri
  • Nuk ekziston vaksinë në botë për të.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG