Ndërlidhjet

Popoviqi dënohet me gjobë dhe ndalim hyrjeje në Kosovë për dy vjet


Zyrtari serb, Igor Popoviq, para Gjykatës Themelore në Prishtinë më 8 gusht 2025.
Zyrtari serb, Igor Popoviq, para Gjykatës Themelore në Prishtinë më 8 gusht 2025.

Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi të premten zyrtarin serb Igor Popoviq me gjashtë muaj burgim për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, dënim që iu zëvendësua me një gjobë prej 3.000 eurosh.

Përveç gjobës, gjykata vendosi t’ia ndalojë Popoviqit, ndihmës i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, hyrjen në Kosovë për një periudhë prej dy vjetësh, pasi ai pranoi fajësinë në marrëveshje me Prokurorinë, raportoi “Betimi për Drejtësi”.

Gjatë seancës dëgjimore të premten, Popoviq u pyet nga gjykatësi nëse ende qëndron pas marrëveshjes të arritur me Prokurorinë dhe ai e pohoi një gjë të tillë, duke shtuar se këtë vendim e ka marrë pa iu nënshtruar ndonjë presioni.

Prokurorja e rastit, Fikrije Krasniqi-Fejzullahu, tha se marrëveshja është në përputhje me ligjin, kur ia propozoi gjykatës që Popoviq të dënohej me gjashtë muaj burgim dhe dy vjet dëbim nga Kosova.

Fyeu UÇK-në: Tremijë euro gjobë, dy vjet dëbim nga Kosova për zyrtarin serb
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:23 0:00

Prokuroria e akuzoi ndihmësin e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe se me dashje ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, gjatë një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit më 18 korrik.

Gjatë atij fjalimi, Popoviq, ndër të tjera, e kishte cilësuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës “organizatë terroriste”. Ai ishte ndaluar po atë ditë në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut, që lidh Kosovën me Serbinë.

Pas ndalimit policor prej 48-orësh, Popoviqit iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji. Avokati i tij e apeloi vendimin, por edhe shkalla e dytë e gjyqësorit la në fuqi vendimin e Themelores më 31 korrik.

Zyrtarët në Serbi e kanë dënuar arrestimin e Popoviqit, duke e cilësuar si “vendim politik”, teksa kanë kërkuar lirimin e tij.

Çështjen e arrestimit të Popoviqit, zyrtarët serbë e kanë ngritur edhe gjatë takimeve me ambasadorët e Rusisë dhe Kinës, të akredituar në Serbi, por edhe me shefin e Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Pas shqiptimit të paraburgimit ndaj Popoviqit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, e paralajmëroi Kosovën për “pasoja të paparashikueshme”. Kjo deklaratë u pa si kërcënim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Arrestimi i zyrtarit serb: Çfarë dihet dhe çfarë mund të ndodhë me të? Arrestimi i zyrtarit serb: Çfarë dihet dhe çfarë mund të ndodhë me të?
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:04:56 0:00

Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nuk do të tolerojnë që të fyhet dhe përdhoset historia dhe lufta e udhëhequr nga UÇK-ja.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte. Gjatë konferencës, Kurti tha se Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG