Ndërlidhjet

Harris hidhet në sulm në një debat sprovues me Trumpin

Fotografi e kombinuar e kandidatit republikan për president, Donald Trump, dhe kundërshtares së tij demokrate, Kamala Harris, gjatë debatit presidencial, 11 shtator 2024.
Fotografi e kombinuar e kandidatit republikan për president, Donald Trump, dhe kundërshtares së tij demokrate, Kamala Harris, gjatë debatit presidencial, 11 shtator 2024.

I nominuari i republikanëve për kandidat presidencial, Donald Trump, dhe kundërshtarja e tij demokrate, nënpresidentja Kamala Harris, morën pjesë në debatin e tyre të parë – dhe mbase të fundit – kur sondazhet po tregonin një garë të ngushtë kokë më kokë mes tyre. Debati ishte mundësi që njëri prej tyre ta krijojë një epërsi të qartë vetëm 56 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Nëse njëri prej tyre do ta krijojë atë epërsi – dhe kjo është një “nëse” e madhe, atëherë sipas të gjitha gjasave do të jetë Harrisi.

Ish-presidenti e nisi shumë mirë debatin, duke e kritikuar Harrsin për mënyrën se si administrata është marrë me ekonominë dhe emigracionin, me dy prej çështjeve më të rëndësishme për votuesit. Nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden dhe të Harrisit, inflacioni në SHBA u rrit, duke i goditur amerikanët e klasës së mesme dhe klasës së ulët, derisa emigracioni shënoi rritje të madhe gjithashtu, duke e shtuar trysninë ndaj buxhetit të qyteteve.

Harris dhe Trump përplasen për luftën në Ukrainë
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:02:09 0:00

Harrisi, e cila u duk e nevrikosur në fillim, filloi të ndihej rehat shumë shpejt kur tema u ndërrua dhe kaloi te aborti, pika e saj e fuqishme. Ajo e akuzoi Trumpin se ua ka mohuar liritë grave. Trumpi e mbështeti vendimin e Gjykatës Supreme nga viti 2022 për ta rrëzuar një ligj federal gati 50 vjet të vjetër që lejonte abortin, duke thënë se shtetet duhet të vendosin vetë se a ta lejojnë abortin dhe në çfarë kushtesh.

Nga aty, Harrisi pati sukses në njërën prej asaj që u duk detyra e saj kryesore: ta nxisë kundërshtarin e vet të çirret për veten e vet dhe për të kaluarën duke anashkaluar skriptin. Kështu, ajo ia mundësoi vetes ta akuzojë Trumpin se nuk i kushton rëndësi votuesit amerikan.

Harrisi ia dha disa goditje të paharrueshme Trumpit në përpjekje për t’i shndërruar pikat e tij të forta në pika të dobëta. Ajo e akuzoi Trumpin se bëri marrëveshje të tmerrshme me talibanët para se SHBA-j të tërhiqej nga Afganistani, tha se presidenti rus Vladimir Putin do ta “hante atë për drekë”, dhe se liderët e huaj “po qeshin” me të.

Trumpi iu përgjigj duke e përshkruar Harrisin si një “marksiste”, duke e lidhur atë me presidentin Biden, dhe duke pyetur troç pse nuk i ka përmbushur planet e saj pas tri vjetëve në detyrë.

Debati Harris-Trump në sytë e mbështetësve të tyre Debati Harris-Trump në sytë e mbështetësve të tyre
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:00:59 0:00

Harrisi e pati edhe një synim tjetër gjatë debatit. Kryesisht ta përshkruajë veten para votuesve, duke ua treguar atyre qëllimet e saj në çështjet kryesore. Një sondazh rishtazi tregoi se më shumë se një çerek i votuesve nuk e njohin mirë nënpresidenten 59-vjeçare.

Harrisi u nominua kandidate nga radhët e demokratëve para vetëm shtatë javëve dhe prej atëherë i ka shmangur dukshëm mediat, duke e dhënë vetëm një intervistë të madhe. Kjo e bëri paraqitjen e saj në debat edhe më vendimtare për fushatën e saj.

Harris zotohet se do t’i mbështesë aleatët e SHBA-së, kritikon Trumpin
Ju lutem prisni

Materiali aktualisht nuk është në dispozicion.

0:00 0:05:16 0:00

Harrisi rrëfeu disa propozime politike, si lejimin e kredive më të mëdha për fëmijë, por ajo nuk dha hollësi, për shembull, se si politikat e saj do të shpaguheshin, duke lënë pikëpyetje nëse kjo është e mjaftueshme për t’i kënaqur votuesit.

Trump, 78 vjeç, kishte nevojë të tregohej i vetëpërmbajtur dhe sulmet t’i përqendronte në pikat e dobëta të Harrisit, si emigracioni dhe ekonomia. Derisa ai mund të ketë pasur sukses në këtë të fundit, në të parën u kurthua kohë pas kohe, duke e humbur përqendrimin, për dallim nga Harrisi që fliste qartë.

Moderatorët e debatit disa herë ndërhynë për t’i kontrolluar me fakte pretendimet e ish-presidentit. Në një rast habitës, ai pretendoi se emigrantët po hanin kafshë shtëpiake në Ohajo, për çfarë moderatorët thanë se nuk gjetën dëshmi. Megjithatë, mbështetësit e Trumpit i kritikuan moderatorët se nuk e kishin kontrolluar me fakte Harrisin, e cila bëri një pretendim të pasaktë se papunësia nën udhëheqjen e Trumpit ishte më e ulëta prej Depresionit të Madh.

Nga Kennedy-Nixon deri te Harris-Trump: Gjashtë dekada debatesh presidenciale

1960: Debati i parë televiziv vuri përballë njëri-tjetrit kandidatin demokrat, John F. Kennedy, dhe nënpresidentin republikan, Richard Nixon, i cili sapo kishte dalë nga spitali dhe u shfaq i parruar, pasi kishte refuzuar makijazhin. Rreth 70 milionë shikuesit u përqendruan në atë që panë, dhe jo në atë që dëgjuan. Kennedy fitoi zgjedhjet.
1/16 1960: Debati i parë televiziv vuri përballë njëri-tjetrit kandidatin demokrat, John F. Kennedy, dhe nënpresidentin republikan, Richard Nixon, i cili sapo kishte dalë nga spitali dhe u shfaq i parruar, pasi kishte refuzuar makijazhin. Rreth 70 milionë shikuesit u përqendruan në atë që panë, dhe jo në atë që dëgjuan. Kennedy fitoi zgjedhjet.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
1976: Në debatin e parë televiziv në 16 vjet, demokrati Jimmy Carter u ballafaqua me presidentin republikan, Gerald Ford, që kishte marrë detyrën pa fituar zgjedhje. Një deklaratë që ai bëri, u pa si gafë e madhe. Ford tha: “Nuk ka dominim sovjetik të Evropës Lindore, dhe nuk do të ketë kurrë gjatë administratës Ford”. Carter fitoi zgjedhjet.
2/16 1976: Në debatin e parë televiziv në 16 vjet, demokrati Jimmy Carter u ballafaqua me presidentin republikan, Gerald Ford, që kishte marrë detyrën pa fituar zgjedhje. Një deklaratë që ai bëri, u pa si gafë e madhe. Ford tha: “Nuk ka dominim sovjetik të Evropës Lindore, dhe nuk do të ketë kurrë gjatë administratës Ford”. Carter fitoi zgjedhjet.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
1980: Carter u paraqit në një debat të dytë me republikanin Ronald Reagan, pasi bojkotoi të parin, për shkak të përfshirjes së një kandidati nga partia e tretë – John Anderson. Presidenti akuzoi Reaganin se planifikonte të shkurtonte financimin për planin e përkujdesjes shëndetësore, Medicare, për amerikanët nga mosha 65-vjeçare. Reagan, i cili më parë ishte ankuar se Carter i kishte keqinterpretuar qëndrimet e tij mbi një varg çështjesh, tha: “Ja, përsëri”, dhe qeshi, duke nxitur të qeshura në audiencë dhe duke krijuar një frazë të popullarizuar. Reagan fitoi zgjedhjet.
3/16 1980: Carter u paraqit në një debat të dytë me republikanin Ronald Reagan, pasi bojkotoi të parin, për shkak të përfshirjes së një kandidati nga partia e tretë – John Anderson. Presidenti akuzoi Reaganin se planifikonte të shkurtonte financimin për planin e përkujdesjes shëndetësore, Medicare, për amerikanët nga mosha 65-vjeçare. Reagan, i cili më parë ishte ankuar se Carter i kishte keqinterpretuar qëndrimet e tij mbi një varg çështjesh, tha: “Ja, përsëri”, dhe qeshi, duke nxitur të qeshura në audiencë dhe duke krijuar një frazë të popullarizuar. Reagan fitoi zgjedhjet.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
1984: Reagan, 73 vjeç, me sukses minimizoi çështjen e moshës së tij, kur debatoi me demokratin Walter Mondale, 56-vjeçar, duke thënë: “Dua që ta dini se as unë nuk do ta bëj moshën çështje fushate. Nuk do ta shfrytëzoj, për qëllime politike, moshën e re dhe papërvojën e kundërshtarit tim”. Reagan u rizgjodh.
4/16 1984: Reagan, 73 vjeç, me sukses minimizoi çështjen e moshës së tij, kur debatoi me demokratin Walter Mondale, 56-vjeçar, duke thënë: “Dua që ta dini se as unë nuk do ta bëj moshën çështje fushate. Nuk do ta shfrytëzoj, për qëllime politike, moshën e re dhe papërvojën e kundërshtarit tim”. Reagan u rizgjodh.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
1988: Një debat kundër nënpresidentit republikan, George H. W. Bush, u hap me pyetjen ndaj demokratit Michael Dukakis nëse ai do të përkrahte dënimin me vdekje për dikë që kishte përdhunuar dhe vrarë bashkëshorten e tij. Pyetja i ofroi kandidatit, të cilin kritikët e quanin “i akullti”, një rast për të shfaqur anën e tij emocionale. Përgjigja e tij e gjatë bëri pikërisht të kundërtën. Bush fitoi zgjedhjet.
5/16 1988: Një debat kundër nënpresidentit republikan, George H. W. Bush, u hap me pyetjen ndaj demokratit Michael Dukakis nëse ai do të përkrahte dënimin me vdekje për dikë që kishte përdhunuar dhe vrarë bashkëshorten e tij. Pyetja i ofroi kandidatit, të cilin kritikët e quanin “i akullti”, një rast për të shfaqur anën e tij emocionale. Përgjigja e tij e gjatë bëri pikërisht të kundërtën. Bush fitoi zgjedhjet.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
1988: Debati mes kandidatëve për nënpresident u nxeh kur Dan Quayle, zëvendësi i propozuar i Bushit, krahasoi veten politikisht me John F. Kennedyn. Demokrati Lloyd Bentsen u përgjigj me një ton të qetë dhe bindës: “Senator, unë kam shërbyer me Jack Kennedyn. E njihja Jack Kennedyn. Jack Kennedy ishte mik i imi. Senator, ti as nuk i afrohesh Jack Kennedyt”.
6/16 1988: Debati mes kandidatëve për nënpresident u nxeh kur Dan Quayle, zëvendësi i propozuar i Bushit, krahasoi veten politikisht me John F. Kennedyn. Demokrati Lloyd Bentsen u përgjigj me një ton të qetë dhe bindës: “Senator, unë kam shërbyer me Jack Kennedyn. E njihja Jack Kennedyn. Jack Kennedy ishte mik i imi. Senator, ti as nuk i afrohesh Jack Kennedyt”.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
1992: Tre kandidatë – Bush, demokrati Bill Clinton dhe i pavaruri Ross Perot – zunë skenën e debatit. Zgjedhjet i fitoi Clinton.
7/16 1992: Tre kandidatë – Bush, demokrati Bill Clinton dhe i pavaruri Ross Perot – zunë skenën e debatit. Zgjedhjet i fitoi Clinton.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
1996: Në një debat me Clintonin, republikani Bob Dole u pyet nga një student nëse ai, në moshën 73-vjeçar, e ishte shumë i vjetër për të kuptuar nevojat e të rinjve. Ai u përgjigj duke thënë se në moshën e tij, inteligjenca dhe përvoja nënkuptonin se ai kishte përparësinë e urtisë. Clinton komentoi: “Unë vetëm mund t’ju them se nuk mendoj se senatori Dole është shumë i vjetër për t’u bërë president. Është mosha e ideve të tij që unë e vë në pikëpyetje”. Clinton u rizgjodh.
8/16 1996: Në një debat me Clintonin, republikani Bob Dole u pyet nga një student nëse ai, në moshën 73-vjeçar, e ishte shumë i vjetër për të kuptuar nevojat e të rinjve. Ai u përgjigj duke thënë se në moshën e tij, inteligjenca dhe përvoja nënkuptonin se ai kishte përparësinë e urtisë. Clinton komentoi: “Unë vetëm mund t’ju them se nuk mendoj se senatori Dole është shumë i vjetër për t’u bërë president. Është mosha e ideve të tij që unë e vë në pikëpyetje”. Clinton u rizgjodh.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
2000: Në debatin e tij të parë me republikanin George W. Bush, nënpresidenti demokrat, Al Gore, u kritikua për psherëtimat e tij teksa Bush fliste. “Ne të gjithë bëjmë gabime. Unë njihem për sakatimin e një apo dy rrokjeve”, tha Bush gjatë debatit të tyre të dytë, duke shqiptuar qëllimisht gabimisht fjalën “rrokje”. Bush fitoi zgjedhjet.
9/16 2000: Në debatin e tij të parë me republikanin George W. Bush, nënpresidenti demokrat, Al Gore, u kritikua për psherëtimat e tij teksa Bush fliste. “Ne të gjithë bëjmë gabime. Unë njihem për sakatimin e një apo dy rrokjeve”, tha Bush gjatë debatit të tyre të dytë, duke shqiptuar qëllimisht gabimisht fjalën “rrokje”. Bush fitoi zgjedhjet.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
2004: Debati i fundit ndërmjet Bushit dhe demokratit John Kerry u ofroi votuesve një kontrast të ashpër stilesh, teksa Bush bëri argumente të thjeshta, përderisa Kerry lëshoi një lumë faktesh për të arsyetuar qëndrimet e tij. Bush u rizgjodh.
10/16 2004: Debati i fundit ndërmjet Bushit dhe demokratit John Kerry u ofroi votuesve një kontrast të ashpër stilesh, teksa Bush bëri argumente të thjeshta, përderisa Kerry lëshoi një lumë faktesh për të arsyetuar qëndrimet e tij. Bush u rizgjodh.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
2008: Sarah Palin, zëvendëse e propozuar e John McCainit, dhe Joe Biden, i propozuar për zëvendës të demokratit Barack Obama, u përballën për ekonominë dhe për Irakun, gjatë një debati të gjallë por miqësor mes kandidatësh për nënpresident. Palin vazhdimisht shfaqi një stil popullor. Në një moment, ajo tha: “Ou, thuaj se s’është kështu, Joe”, duke shtuar një “dreqi e marrtë”. Si Biden, ashtu edhe Palin u zotuan që do ta bënin politikën ekonomike amerikane më të favorshme për punonjësit e shtresës së mesme, por Biden tha se McCain i kishte cilësuar shtyllat e ekonomisë të forta në kohën kur shpërtheu një krizë financiare. Dyshja Obama-Biden fitoi zgjedhjet.
11/16 2008: Sarah Palin, zëvendëse e propozuar e John McCainit, dhe Joe Biden, i propozuar për zëvendës të demokratit Barack Obama, u përballën për ekonominë dhe për Irakun, gjatë një debati të gjallë por miqësor mes kandidatësh për nënpresident. Palin vazhdimisht shfaqi një stil popullor. Në një moment, ajo tha: “Ou, thuaj se s’është kështu, Joe”, duke shtuar një “dreqi e marrtë”. Si Biden, ashtu edhe Palin u zotuan që do ta bënin politikën ekonomike amerikane më të favorshme për punonjësit e shtresës së mesme, por Biden tha se McCain i kishte cilësuar shtyllat e ekonomisë të forta në kohën kur shpërtheu një krizë financiare. Dyshja Obama-Biden fitoi zgjedhjet.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
2012: Obama çaloi në debatin e tij të parë me republikanin Mitt Romney, duke befasuar dhe duke brengosur mbështetësit e tij. Por, në debatin e tyre të dytë, Romney, duke iu përgjigjur një pyetjeje për hendekun gjinor në paga, tha se kishte “dosje plot me emra grash” si kandidate për poste në kabinet. Fraza u bë e popullarizuar në mediat sociale, teksa përdoruesit u tallën me Romneyn. Obama fitoi përsëri.
12/16 2012: Obama çaloi në debatin e tij të parë me republikanin Mitt Romney, duke befasuar dhe duke brengosur mbështetësit e tij. Por, në debatin e tyre të dytë, Romney, duke iu përgjigjur një pyetjeje për hendekun gjinor në paga, tha se kishte “dosje plot me emra grash” si kandidate për poste në kabinet. Fraza u bë e popullarizuar në mediat sociale, teksa përdoruesit u tallën me Romneyn. Obama fitoi përsëri.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
2016: Debati i parë ndërmjet biznesmenit Donald Trump dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, tërhoqi 84 milionë teleshikues në SHBA – rekord për një debat dhe shifër e rrallë në një kohë transmetimesh digjitale. Një shkëmbim fyerjesh dominoi debatin e tyre të dytë, teksa demokratja sulmoi republikanin për komentet e tij të natyrës seksuale për gratë. Trump u mundua të shmangë sulmet, duke akuzuar Bill Clintonin, bashkëshortin e kundërshtares, për sjellje më të këqija përballë grave. Në librin e saj, të publikuar më 2017, Clinton shkroi se, në debatin e tyre të dytë, Trump e kishte tmerruar duke i shkuar prapa në skenë, dhe se ajo kishte menduar t’i thoshte atij “mos m’u afro, ore bastard”. Në debatin e tretë, Trump e quajti Clintonin “grua kaq e keqe”, dhe refuzoi të thoshte se do ta pranonte rezultatin.
13/16 2016: Debati i parë ndërmjet biznesmenit Donald Trump dhe ish-sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, tërhoqi 84 milionë teleshikues në SHBA – rekord për një debat dhe shifër e rrallë në një kohë transmetimesh digjitale. Një shkëmbim fyerjesh dominoi debatin e tyre të dytë, teksa demokratja sulmoi republikanin për komentet e tij të natyrës seksuale për gratë. Trump u mundua të shmangë sulmet, duke akuzuar Bill Clintonin, bashkëshortin e kundërshtares, për sjellje më të këqija përballë grave. Në librin e saj, të publikuar më 2017, Clinton shkroi se, në debatin e tyre të dytë, Trump e kishte tmerruar duke i shkuar prapa në skenë, dhe se ajo kishte menduar t’i thoshte atij “mos m’u afro, ore bastard”. Në debatin e tretë, Trump e quajti Clintonin “grua kaq e keqe”, dhe refuzoi të thoshte se do ta pranonte rezultatin.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
2020: Përballë në rënieje në sondazhe, presidenti i atëhershëm Trump u paraqit në debatin e tij të parë me Bidenin, ish-nënpresidentin, me shpresë për një luftë me të. Por, armiqësia e tij iu kthye kundër. Ai vazhdimisht ndërpreu Bidenin dhe moderatorin e debatit, Chris Wallace, sa që e tërë ngjarja doli jashtë kontrolli. Trump sulmoi familjen e Bidenit. Sondazhet e kryera pas debatit treguan se votuesve të pavendosur u kishte penguar sjellja e tij. Në një moment, kur Trump po e ndërpriste atë, Biden i tha: “A mund ta mbyllësh gojën, or burrë? Kjo është sjellje aq jopresidenciale”. Trump më vonë do të anulonte pjesëmarrjen në debatin e dytë.
14/16 2020: Përballë në rënieje në sondazhe, presidenti i atëhershëm Trump u paraqit në debatin e tij të parë me Bidenin, ish-nënpresidentin, me shpresë për një luftë me të. Por, armiqësia e tij iu kthye kundër. Ai vazhdimisht ndërpreu Bidenin dhe moderatorin e debatit, Chris Wallace, sa që e tërë ngjarja doli jashtë kontrolli. Trump sulmoi familjen e Bidenit. Sondazhet e kryera pas debatit treguan se votuesve të pavendosur u kishte penguar sjellja e tij. Në një moment, kur Trump po e ndërpriste atë, Biden i tha: “A mund ta mbyllësh gojën, or burrë? Kjo është sjellje aq jopresidenciale”. Trump më vonë do të anulonte pjesëmarrjen në debatin e dytë.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
2020: Në debatin mes kandidatëve për nënpresident, atë vit, një mizë e mori përkohësisht vëmendjen nacionale, kur u ndal në flokët e thinjura të nënpresidentit Mike Pence, teksa ai debatonte me rivalen e tij demokrate, senatoren Kamala Harris.
15/16 2020: Në debatin mes kandidatëve për nënpresident, atë vit, një mizë e mori përkohësisht vëmendjen nacionale, kur u ndal në flokët e thinjura të nënpresidentit Mike Pence, teksa ai debatonte me rivalen e tij demokrate, senatoren Kamala Harris.
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
Qershor 2024: Presidenti Biden, 81 vjeç, pati një paraqitje të zbehtë dhe hasi në vështirësi që t’i përfundonte mendimet e tij gjatë debatit, përderisa ish-presidenti Trump, 78 vjeç, e goditi atë me një varg akuzash që shpesh ishin të pavërteta, teksa dy kandidatët më të moshuar presidencialë shkëmbyen fyerje. Performanca e Bidenit brengosi demokratët dhe thelloi shqetësimet në mesin e votuesve se aftësitë e tij ishin zbehur me moshën. Dy burrat nuk i zgjatën dorën njëri-tjetrit dhe as nuk u përshëndetën, para apo pas debatit. Më 21 korrik, Biden u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, pas trysnisë në rritje nga kolegët demokratë, dhe mbështeti nënpresidenten Harris si kandidate të partisë për
16/16 Qershor 2024: Presidenti Biden, 81 vjeç, pati një paraqitje të zbehtë dhe hasi në vështirësi që t’i përfundonte mendimet e tij gjatë debatit, përderisa ish-presidenti Trump, 78 vjeç, e goditi atë me një varg akuzash që shpesh ishin të pavërteta, teksa dy kandidatët më të moshuar presidencialë shkëmbyen fyerje. Performanca e Bidenit brengosi demokratët dhe thelloi shqetësimet në mesin e votuesve se aftësitë e tij ishin zbehur me moshën. Dy burrat nuk i zgjatën dorën njëri-tjetrit dhe as nuk u përshëndetën, para apo pas debatit. Më 21 korrik, Biden u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, pas trysnisë në rritje nga kolegët demokratë, dhe mbështeti nënpresidenten Harris si kandidate të partisë për
Kamala Harris dhe Donald Trump do të përballen në një debat presidencial, në mbrëmjen e 10 shtatorit (sipas kohës amerikane), para zgjedhjeve të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, pjesë e një tradite të karakterizuar nga disa prej momenteve më të veçanta të historisë politike moderne amerikane. I hedhim një vështrim retrospektiv disa prej përballjeve klasike dhe deklaratave që i veçuan ato. (Përgatiti: Trim Haliti)
Previous slide
Next slide

Zgjedhjet, që do të mbahen më 5 nëntor, do të vendosen sipas të gjitha gjasave nga një numër kryesisht i vogël i votuesve të pavendosur në shtatë shtete. Trumpi dhe Harrisi duhej t’i bindnin ata se janë kandidati i duhur.

Fushata e Harrisi qartazi ndjeu se kandidatja e tyre bëri paraqitje më të mirë, duke bërë thirrje menjëherë për një debat tjetër. Trumpi tha se kjo kërkesë vjen sepse Harrisi “ka humbur keq sonte”.

Tani shtrohet pyetja se a do ta bëjë dallimin ky debat në vendin e vetëm që ka rëndësi: fletëvotimet e votuesve.

Përgatiti: Ekrem Idrizi
Ky material është pjesë e rubrikave
XS
SM
MD
LG