Harris siguron mbështetjen e nevojshme për t’u bërë kandidate për presidente
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, në selinë e fushatës së Partisë Demokratike.
Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, siguroi mbështetje të mjaftueshme në mesin e delegatëve të Partisë Demokratike, për t’u bërë kandidate e saj për presidente.
Një sondazh i agjencisë Associated Press, i publikuar mbrëmjen e së hënës, nxori në pah se Harris ka mbështetjen e më shumë se 1.976 delegatëve të nevojshëm, për të fituar nominimin.
Votimi do të zhvillohet nga data 1 deri më 7 gusht.
Delegatët janë njerëzit që zgjidhen për të përfaqësuar zonën e tyre zgjedhore në Konventën Kombëtare Demokratike, ku, formalisht, shpallet kandidati për president.
Kjo konventë do t’i nisë punimet më 19 gusht dhe do t’i përfundojë në datën 22 të atij muaji.
Presidenti Joe Biden i dha mbështetje Harrisit për të garuar për presidente, pasi vetë ai u tërhoq nga gara për rizgjedhje në zgjedhjet e nëntorit.
Biden mori vendimin më 21 korrik, pas shqetësimeve në rritje për moshën dhe shëndetin e tij, por u zotua se do të mbetet në detyrë deri në përfundimin e mandatit presidencial, më 20 janar të vitit 2025.
Pasi i dha mbështetje Harrisit, në fushatën e saj hynë miliona dollarë donacione, ndërsa përfaqësuesit kryesorë të Partisë Demokratike u rreshtuan, po ashtu, pas saj.
Nëse e fiton nominimin e partisë, Harris do të garojë në zgjedhjet e 5 nëntorit kundër kandidatit republikan dhe ish-presidentit, Donald Trump.
“I kemi 106 ditë deri në ditën e zgjedhjeve dhe, gjatë kësaj periudhe, kemi një punë të vështirë për të bërë”, tha Harris para stafit të fushatës së saj në Uillmington të shtetit Dellauer.
“Fushata jonë ka qenë gjithmonë rreth dy versioneve të ndryshme të asaj që ne e shohim si të ardhmen e vendit tonë. Njëri fokusohet në të ardhmen, tjetri fokusohet në të kaluarën. Donald Trump dëshiron ta çojë vendin tonë prapa... Ne besojmë në një të ardhme më të ndritshme, që u bën vend të gjithë amerikanëve”, tha Harris, e cila përpara se të shërbente si nënpresidente, ishte prokurore e përgjithshme e Kalifornisë dhe senatore.
Komenteve të saj iu përgjigj fushata e Trumpit. Sekretarja për media, Karoline Leavitt, tha se Harris “është po aq e paaftë sa Joe Biden, e madje edhe më liberale”.
“Kamala, jo vetëm që duhet ta mbrojë mbështetjen e saj për agjendën e dështuar të Joe Bidenit gjatë katër vjetëve të fundit, por, gjithashtu, duhet të përgjigjet për rekordin e saj tmerrshëm të dobët ndaj krimit në Kaliforni”, tha Leavitt.
Nëpërmjet fotografive: Jeta e Kamala Harrisit
1/17Kamala Harris duke qeshur pas konfirmimit të kandidaturës së saj për nënpresidente, në qytetin e saj të lindjes, Oakland, në Kaliforni, më 2019.
Harris, 59 vjeçe, është gruaja e parë me ngjyrë që ka shërbyer si kryeprokurore e Kalifornisë, aziatikojugorja-amerikania e parë dhe afro-amerikania e dytë që është zgjedhur në Senatin amerikan, dhe gruaja e parë, afro-amerikanja e parë dhe aziatiko-amerikanja e parë nënpresidente e Shteteve të Bashkuara.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
2/17
Harris, vajzë e një nëne indiane dhe e një babai xhamaikan, kujtoi prindërit e saj përmes një postimi në Instagram, më herët këtë vit.
“Nëna ime, Dr. Shyamala Gopalan, kishte dy qëllime në jetë: ta shëronte kancerin në gji dhe të na rriste, mua dhe motrën time. Ajo më mungon çdo ditë, dhe e kujtoj tërë kohën. Jam shumë krenare që jam vajza e saj. Urima Dita e Nënës”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
3/17Më 17 shkurt 2011, presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama (në mes), duke përshëndetur ngrohtësisht kryeprokuroren e Kalifornisë, Harris (majtas), teksa zëvendësguvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom (i dyti nga e majta), dhe kryetari i San Franciskos, Edwin Lee (djathtas), shikonin.
Harris nisi karrierën e saj si prokurore qarku në San Francisko, ku shërbeu nga viti 2004 deri më 2011, para se të emërohej kryeprokurore e Kalifornisë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
4/17Sa ishte kryeprokurore e Kalifornisë (2011-2017), Harris u përqendrua mbi çështje si reforma në drejtësinë penale, kriza e hipotekave, mbrojtja e mjedisit, dhe barazia gjinore.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
5/17Harris tërhoqi vëmendje kombëtare sa ishte kryeprokurore, kur mbajti fjalim në Kuvendin Kombëtar të Demokratëve në Sharlot, Karolinë e Veriut, më 5 shtator 2012. Zgjedhja e saj si folëse vuri në pah rritjen e ndikimit të saj brenda partisë dhe potencialin e saj si udhëheqëse e ardhshme brenda Partisë Demokratike.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
6/17Harris duke përshëndetur pjesëmarrësit në Paradën e Krenarisë në San Francisko, më 30 qershor 2013.
Mbështetëse e zëshme e komunitetit LGBT, Harris paraqiti një mendim pranë Gjykatës Supreme të SHBA-së, duke argumentuar se Propozimi 8 (një propozim i paraqitur në referendum dhe i miratuar më 2008, që ndalonte martesën mes gjinisë së njëjtë) duhej të shfuqizohej. Veprimet e saj kontribuuan në hedhjen poshtë nga Gjykata Supreme të apelit mbi baza procedurale më 2013, duke legalizuar praktikisht martesën mes gjinisë së njëjtë në Kaliforni.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
7/17Atëherë kryeprokurori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Holder (në mes), i shoqëruar nga Harris (majtas), asokohe kryeprokurore e Kalifornisë, teksa fliste para të diplomuarve nga programi Alternativat ndaj Dënimeve, në Gjykatën amerikane të Qarkut në Los Anxhelos, Kaliforni, më 24 tetor 2014.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
8/17E njohur për pyetjet e saj të mprehta gjatë seancave në Senat, senatorja e atëhershme nga Kalifornia (2017-2021) e bombardoi me pyetje kandidatin e propozuar nga presidenti Donald Trump për gjyqtar të Gjykatës Supreme, Brett Kavanaugh, gjatë seancës së shtatorit të 2018-tës, në Komisionin për Drejtësi të Senatit, për konfirmimin e tij në vend të gjyqtarit të pensionuar, Anthony Kennedy.
Kavanaugh u konfirmua në Gjykatën Surpreme si gjyqtar i asociuar, më 6 tetor, me 50 vota për, dhe 48 kundër.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
9/17Harris, e fotografuar me senatorin Cory Booker (demokrat nga Nju Xhersi), në një seancë të Komisionit për Drejtësi të Senatit, më 16 qershor 2020, ishte përkrahëse e fuqishme e reformës gjithëpërfshirëse në polici, pas vrasjes së George Floydit dhe protestave mbarëkombëtare kundër brutalitetit policor.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
10/17Ish-nënpresidenti Joe Biden (majtas) duke u sfiduar nga asokohe senatorja Harris për kundërshtimet e dikurshme të tij ndaj masave për përfundimin e ndarjes racore në shkolla, në vitet e ’70-ta.
“Ka qenë një vajzë e vogël nga Kalifornia, e cila ishte në klasë të dytë në një shkollë të integruar publike, dhe ajo shkonte në shkollë me autobus çdo ditë. Ajo vajzë e vogël isha unë”.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
11/17Harris, e fotografuar me Bidenin, pasi të dytë pranuan nominimin e demokratëve në Miluaki, Uiskonsin, më 20 gusht, për të përfaqësuar partinë e tyre si kandidatët për president, përkatësisht nënpresidente, në zgjedhjet e vitit 2020.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
12/17Harris, e fotografuar me Bidenin gjatë fushatës zgjedhore, në shkollën e lartë Alexis Dupont, në Uilmington, Delauer, në gushtin e 2020-tës. Kjo ishte paraqitja e tyre e parë e përbashkët, pasi Biden e zgjodhi atë për të garuar së bashku në zgjedhje.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
13/17Një vajzë qëndron pranë pikturave të presidentit të zgjedhur, Biden, dhe nënpresidentes së zgjedhur, Harris, të ekspozuara në një rrugë në Mumbai, Indi, më 8 nëntor 2020.
Përveç se është nënpresidentja e parë afrikano-amerikane, Harris u bë, po ashtu, nënpresidentja e parë aziatiko-amerikane.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
14/17Harris duke bërë betimin si nënpresidente e SHBA-së, teksa bashkëshorti i saj, Doug Emhoff, mbante një Bibël gjatë inaugurimit të Bidenit si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, para ndërtesës së Kongresit amerikan, në Uashington, më 20 janar 2021.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
15/17Harris (majtas) dhe kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Nancy Pelosi, duke mbajtur një flamur ukrainas me nënshkrime, të cilin e kishte sjellë nga Bahmuti presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë fjalimit të tij në Kongresin amerikan, më 21 dhjetor 2022.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
16/17Harris duke duartrokitur teksa kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson (republikan nga Luiziana) dëgjonte Bidenin duke mbajtur fjalimin e tij të përvitshëm si president para Kongresit, më 7 mars 2024.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
17/17Harris duke përqafuar Bidenin pas një fjalimi për përkujdesjen shëndetësore, në Karolinën e Veriut, më 26 mars 2024. Harris ka dalë më në pah pas paraqitjes së dobët të Bidenit në një debat televiziv me Trumpin.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, u tërhoq nga gara për rizgjedhje në post, dhe mbështeti nënpresidenten e tij, Kamala Harris, për t’u bërë kandidate e Partisë Demokratike në zgjedhjet presidenciale të 2024-tës.
Previous slide
Next slide
Harris, 59 vjeçe, përshkroi disa politika që tha se do t’i ndjekë nëse zgjidhet presidente, përfshirë nënshkrimin e ligjeve për të mbrojtur të drejtat e abortit dhe ndalimin e pushkëve të sulmit.
Ajo tha se rindërtimin e klasës së mesme do ta nxjerrë në fokus të presidencës së saj.
Harris, gjithashtu, vuri në dukje arritjet e presidentit Biden, duke thënë se shërbimi i saj si zëvendëse e tij ka qenë “një nga nderet më të mëdha të jetës sime”.
“Unë e dua Joe Bidenin dhe e di që të gjithë e duam”, tha Harris.
Ueb-faqja e lajmeve The Hill raporton se një total prej 72 sondazhesh e nxjerrin Trumpin në epërsi kundrejt Harrisit me rreth 2.5 për qind më shumë mbështetje.
Por, analistët politikë thonë se Harris nuk është ende aq e njohur nga publiku dhe mund të fitojë në sondazhe, pasi të bëjë fushatë intensive në të gjithë vendin dhe të ketë më shumë mbulim mediatik.