Gratë nga agrobiznesi kërkojnë më shumë mbështetje institucionale
Për dy ditë me radhë Prishtina është nikoqire e Panairit me ç’rast rreth 25 agrobiznese të udhëhequra nga gratë do të prezantojnë produktet e tyre. Panairi organizohet nga EcoKosWomen dhe përkrahet nga Komuna e Prishtinës dhe disa organizata të tjera.

13
“Pres që njerëzit t’i provojnë produktet tona, t’i shohin dhe t’i blejnë më shumë. Vitin e kaluar pak kemi pasur përfitim. Nuk ka qenë shumë, por mirë...”, tha Zorica Andrejeviq nga Gushterica, pronare e kompanisë “Jagodica Bobica”, që merret me përpunimin e pemëve dhe perimeve, sidomos ajvarit.

14
Panairi do të mbahet përgjatë dy ditëve, të enjten dhe të premten.