Talibanët shpërndajnë protestën e grave në Kabul
Dhjetëra gra dolën në rrugët e kryeqytetit afgan, Kabul, më 3 shtator për të kërkuar të drejta të barabarta nën sundimin taliban. Pamjet e marra nga protestuesit dhe të ndara me Radion Evropa e Lirë tregojnë se talibanët e armatosur fillimisht vëzhguan protestën, pastaj u përpoqën të shpërndanin demonstrueset dhe të ndalonin filmimet. Tubime të ngjashme pati edhe më 4 shtator.
Facebook Forum