Grafitet zbukurojnë Prishtinën
Në Prishtinë po mbahet edicioni i gjashtë i festivalit “Meeting of Styles”, që synon përmes grafiteve të transformojnë rrugët dhe hapësirat e tjera publike. Ky edicion po mbahet në rrugën B të kryeqytetit, ku mbi 100 artistë dhe krijues nga e mbarë bota po shfaqin artin e tyre. Motoja e këtij edicioni është “E vërteta është dritë” dhe sipas organizatorëve ideja është që të “drita të sjellë në jetë këto imazhe. Më pas drita bëhet e vërtetë dhe e vërteta bëhet dritë”, thuhet në llogarinë në Facebook të Meeting of Styles”.

1
Nga 29 deri më 31 korrik në Prishtinë mbahet festivali "Meeting of Styles".

2
"Meeting of Styles" synon që përmes grafiteve të ringjallë muret dhe hapësirat publike.

3
Edicioni i gjashtë i "Meeting of Styles" po mbahet aty ku kishte nisur, në rrugën B, të kryeqytetit të Kosovës.

4
Në edicionin e gjashtë po marrin pjesë mbi 100 artistë nga e mbarë bota.