Gomarët sjellin energji diellore në fshatin e izoluar
Deri vonë, banorët në fshatin e izoluar Zardali, në Kirgizi, jetonin krejtësisht pa rrymë. Tani, energjia diellore po e ndryshon jetën e komunitetit lokal, i cili prej kohësh është i shkëputur mes malesh, në Luginën e Ferganës. Me ndihmën e një tufe gomarësh, fshatarët ambiciozë kanë kaluar nëpër terren të rrezikshëm për të sjellë pajisje për energji të gjelbër dhe internet në vendbanimin e tyre. (Përgatiti: Trim Haliti)