Dita e Forcës: FSK-ja hap dyert për qytetarët
Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë u mbush me qytetarë të shumtë të cilët takuan pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe panë nga afër pajisjet e tyre. Numri më i madh i vizitorëve ishin fëmijë të shkollave të ndryshme të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë. Ata morën pjesë në shënimin e “Ditës së Forcës” që çdo vit shënohet me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

13
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, lavdëroi FSK-në duke thënë se “është një forcë e cila jep kontribut jo vetëm për paqen dhe sigurinë në rajon, por edhe përtej”.

14
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e Kosovës në më pak se tri vjet “ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes”. Kurti tha po ashtu se është bërë gati trefishim i investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimeve të oficerëve”.

15
Në prag të festës së 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, flamuri kombëtar shqiptar, dominoi ngjyrat e kësaj ngjarjeje në kazermën "Adem Jashari".